Kërko

Vatican News

Paraguaj. Papa bën thirrje për dialog, përballë dhunës vetëshkatërruese

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa bëri thirrje për dialog në Paraguaj.

R. SH. - Vatikan

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, zëri i Papës u ngrit përsëri  plot shqetësim për lajmet arritur nga Paraguaj, që po jeton ndërmjet pandemisë e protestave të fuqishme, nisur më 5 mars në të gjithë vendin. Turma zbriti në shesh  për t’iu kundërvënë politikës, që po ndjek qeveria për përballimin e pandemisë dhe korrupsionit në rritje, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Mario Abdo:

“Jam i shqetësuar nga lajmet - pohoi Papa në spanjisht. - E lus Zotin, Princin e Paqes,  që të rifillojë sa më shpejt dialogu për t’i hapur udhën e sinqertë fundit të vështirësive aktuale e për të siguruar paqen aq të dëshiruar. Nuk duhet harruar se dhuna është gjithnjë vetëshkatërruese. Me dhunë humbet gjithçka”.

 

17 mars 2021, 12:25