Kërko

Vatican News
Familja Shenjte Familja Shenjte 

Papa: “Të mësojmë nga urtia e Shën Jozefit! Thirreni për ndihmë në çaste të vështira”

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa kujtoi Shën Jozefin, që do ta kremtojmë pasnesër.

R. SH. - Vatikan

Papa, në përfundim të audiencës së përgjithshme,  kujtoi Shën Jozefin, që do ta kremtojmë pasnesër.

“Pasnesër - kujtoi Bergoglio gjatë përshëndetjeve drejtuar besimtarëve të gjuhës italiane, të lidhur në streaming për audiencën e përgjithshme - do të kremtojmë Solemnitetin e Shën Jozefit. Më pëlqen shumë t’jua kujtoj shembullin e këtij Shenjti të madh e t’ia besoj Atij jetën tuaj. Jini të urtë, si Ai, gati për ta kuptuar e për ta vënë në jetë Ungjillin”.

“Në jetë, në punë, në familje, në çaste e gëzimi e dhimbjeje, Shën Jozefi - nënvizoi Papa -  e kërkoi dhe e deshi gjithnjë Zotin, duke merituar të lavdërohej në Shkrimin Shenjt si njeri i drejtë e i urtë. Drejtojani gjithnjë lutjen, sidomos kur kaloni çaste të vështira”.

 

 

17 mars 2021, 12:15