Kërko

Vatican News

Papa Françesku në bisedë me të rinjtë e Scholas Occurrentes në Bagdad

Papa Françesku e përfundoi ditën e parë të vizitës së tij në Irak duke takuar disa studentë të Scholas Occurrentes në vend. Tё rinjtё ia besojnë ëndrrat e tyre, e Papa i fton të ushqejnё e mbajnë gjallë shpresën.

R.SH. - Vatikan

Edhe një takim tjetër për Papёn Françesku në pёrfundim të ditës së tij të parë në Irak. "Sonte, kur u kthye në Nunciaturën Apostolike në Irak, Papa Françesku priti disa të rinj pjesëmarrёs në programet e Fondacionit Scholas Ocurrientes në Bagdad". Lajmi, dhënë nga Canale Telegram i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, saktёson se "të rinjtë ishin nga besimet e ndryshme fetare të pranishëm në Irak dhe ishin të shoqëruar nga koordinatori i Fondacionit Scholas Ocurrientes për Italinë, Mario Del Verme". Gjatë bisedёs "çdonjёri prej tё rinjve i tha Papës atë që ëndërron për të ardhmen e tij dhe Ati i Shenjtë i ftoi tё rinjtё të shpresojnë dhe t’i kërkojnë yjet që mund t'i udhëheqin në udhёn e tyre ". Takimi përfundoi pak pas orës 18.30 me orën lokale.

Numrat e Scholas Occurrentes

Scholas Occurrentes është një organizatë ndërkombëtare me tё Drejtën Papnore, krijuar nga Papa Françesku, dhe është e pranishme në 190 vende tё botёs e përmes rrjetit të saj përfshin më shumë se 500.000 institucione arsimore dhe rrjete edukative tё 190 shteteve. Misioni i Fondacionit Scholas Ocurrientes është integrimi i të gjithë nxënësve në botë përmes propozimeve teknologjike, sportive dhe artistike që promovojnë edukimin dhe kulturёn e takimit.

05 mars 2021, 21:32