Kërko

Mianmar. Papa: epërsi dialogut! Të lirohen prijësit politikë!

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa kujtoi Mianmarin dhe situatën kritike në këtë vend: “Më vijnë përsëri nga Mianmari lajme të trishtuara, që flasin për ndeshje të përgjakshme, me humbje jetësh njerëzore. Dëshiroj të tërheq vëmendjen e autoriteteve, të cilat kanë të bëjnë me këtë situatë, që dialogu të ketë epërsi mbi shtypjen e harmonia, mbi mospërkimin”.

R. SH. - Vatikan

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa Françesku kujtoi përsëri Mianmarin dhe situatën kritike në këtë vend:

“Më vijnë përsëri nga Mianmari lajme të trishtuara, që flasin për ndeshje të përgjakshme, me humbje jetësh njerëzore. Dëshiroj të tërheq vëmendjen e autoriteteve, të cilat kanë të bëjnë me këtë situatë, që dialogu të ketë epërsi mbi shtypjen e harmonia, mbi mospërkimin”.

Kështu u shpreh Papa Françesku në përfundim të audiencës së përgjithshme, nga e cila i drejtoi thirrjen e tij edhe bashkësisë ndërkombëtare, për t’u përpjekur që aspiratat e popullit të Mianmarit të mos shtypen nga dhuna e të rinjve të kësaj toke të dashur  të mos u mungojë shpresa për një ardhmëri, në të cilën urrejtja dhe padrejtësia t’i lëshojnë vendin takimit e pajtimit.

Përsëris - pohoi akoma Papa -  dëshirën, të cilën e pata shprehur edhe një muaj më parë: “që udha drejt demokracisë, e nisur vitet e fundme në Mianmar, të rifillojë me gjestin konkret të lirimit të liderëve të ndryshëm politikë të burgosur”.

03 mars 2021, 13:06