Kërko

 Avioni papnor në fluturim drejt Irakut Avioni papnor në fluturim drejt Irakut 

Kuriozitet: avioni i Papës, me gjithë shtegtarët e vaksinuar

Avioni me të cilin shtegtonte Papa, më 5 mars, drejt Irakut, një AZ4000 Romë-Bagdad, ishte i pari në botë me të gjithë shtegtarët e vaksinuar kundër Covid-19.

R. SH. - Vatikan

Avioni me të cilin shtegtoi Papa, më 5 mars, drejt Irakut, një AZ4000 i Alitalias Romë-Bagdad, ishte i pari në botë me të gjithë shtegtarët e vaksinuar kundër Covid-19. Rreth 130 vetë - duke nisur nga Papa, për të vijuar me grupin shoqërues vatikanas, rreth 70 gazetarët, personelin e shoqërisë ajrore dhe punonjësit e sigurimit - ishin të vaksinuar, kur u paraqitën, heret në mëngjes, në pistën e aeroportit të Fiumicinos, për të nisur një shtegtim, që do të mbetet në histori. Ishte shtegtimi i parë ndërkombëtar i Papës në Irak, i pari pas shpërthimit të pandemisë e i pari edhe që nisej për fluturimin e gjatë me të gjithë shtegtarët e vaksinuar. Kur Airbus A330 preku tokën e Irakut, hyri në histori edhe për këtë kuriozitet! 

08 mars 2021, 10:01