R. SH. - Vatikan
“Pasnesër, në dashtë Zoti - kujtoi Françesku në përfundim të audiencës së përgjithshme - do të nisem në Irak, për një shtegtim treditor. Prej kohe dëshiroj ta takoj këtë popull, që vuajti aq shumë. Ta takoj këtë Kishë martire, këtë tokë të Abrahamit. Së bashku me liderët e tjerë fetarë, do të bëjmë një hap tjetër në vëllazërimin ndërmjet besimtarëve. Ju kërkoj ta shoqëroni me lutje këtë shtegtim, që të mund të zhvillohet sa më mirë e të sjellë frytet e dëshiruara. Populli irakian e priste prej kohe Gjon Palin II, të cilit iu ndalua çdo mundësi që të shkelte në këto troje:
“Nuk mund të zhgënjehet për herë të dytë një popull. Të lutemi që ky shtegtim të shkojë mbarë e mirë”.