R.SH. - Vatikan
Të gjitha Grave, në festën e tyre, një urim i thjeshtë nga Programi Shqip i Radio Vatikanit: “Gëzuar 8 Marsin!”.
Zemra e grave
Një flaurim flatrash
errësirën e dëbon:
është zemra e grave
që rreh e uron!
Eshtë zemra e nënës
që këndon përmbi djep,
Agime të reja
kësaj bote i jep
Nga zemra e grave
epokat përkulen
lulëzon botë e re,
nën dëborë çelin lulet.