Kërko

Vatican News

Papa: t’i përforcojmë marrëdhënien me Zotin në lutje

Papa: “Për t’i kuptuar më mirë planet e Zotit në jetën tonë, duhet të përpiqemi t’i përforcojmë marrëdhënien me Të në # lutje. Kështu do të zbulojmë se Zoti është At i dhembshur që kujdeset gjithmonë për ne”.

R.SH. - Vatikan

“Për t’i kuptuar më mirë planet e Zotit në jetën tonë, duhet të përpiqemi t’i përforcojmë marrëdhënien me Të në # lutje. Kështu do të zbulojmë se Zoti është At i dhembshur që kujdeset gjithmonë për ne”. Kёshtu pohon Papa Françesku nё tweetin e dytё sot mё 15 shkurt 2021, botuar nё faqen e internetit @Pontifex.

Të lutesh do të thotë të rrish me Zotin, si me një mik. Lutja është marrëdhënie e gjallë e bijve të Zotit me Atin e tyre pafundësisht të mirë, me Birin e Tij Jezu Krishtin dhe me Shpirtin Shenjt. Prandaj, jeta në lutje do të thotë të jesh gjithnjë në praninë e Hyjit e të jesh i vetëdijshëm për këtë, t’i jetosh marrëdhëniet me Zotin, ashtu siç jetohen marrëdhëniet e zakonshme të jetës, ato me familjarët më të dashur, me miqtë e vërtetë; madje, marrëdhëniet me Zotin janë ato, që u japin dritë të gjitha të tjerave. Lutja e krishterë, do të thotë ta shohësh Krishtin vazhdimisht e në mënyrë gjithnjë të re, të flasësh me Të, të rrish në heshtje me Të, ta dëgjosh, të veprosh e të vuash me Të.

15 shkurt 2021, 14:05