Kërko

Vatican News

Papa, për 90-vjetorin e Radio Vatikanit: vini në dukje të vërtetën e gjërave

Urimet e Papës për Radio Vatikanin, themeluar më 12 shkurt 1931 nga Piu XI: “Faleminderit për punën tuaj”, që arrin deri në “vendet më të humbura”. Ecni përpara “me guxim dhe krijimtari kur i flisni botës”

R.SH. - Vatikan

Nga tetë Papët e Radios së Vatikanit, Papa Françesku është i gjashti, që mundi të kremtojë përvjetorin e emitentes me një numër, që është shumëfish i dhjetës. Sot, në 90-vjetorin e emitentes së Selisë së Shenjtë, në urimet e Papës për bashkësinë e redaktorëve e të punonjësve, ndihet qartë jehona e mësimeve të tij për mediat. Tregoni të vërtetën, kërkon Françesku.

Ndërtoni të ardhmen me krijimtari

         “Të dashur vëllezër, gëzuar përvjetorin” – kështu e fillon Papa mesazhin e tij, për të shtuar më pas: “Është e rëndësishme ta ruajmë kujtesën e historisë sonë dhe të jemi nostalgjikë jo aq për të kaluarën sesa për të ardhmen, të cilën jemi të thirrur ta ndërtojmë. Faleminderit për punën tuaj. Faleminderit për dashurinë, që keni për të. Radio ka këtë gjë të bukur: që e çon fjalën edhe në vendet më të largëta. E sot, e ndërthur edhe me pamje e me shkrime. Ecni përpara me guxim dhe krijimtari, duke i folur botës e duke ndërtuar kështu, një komunikim të aftë të na bëjë të shohim të vërtetën e gjërave”.

12 shkurt 2021, 11:02