Kërko

Prof. Roberto Bernabei, mjeku i ri i Papës Prof. Roberto Bernabei, mjeku i ri i Papës 

Papa Françesku emëron Roberto Bernabei mjek personal

Papa emëron mjekun e tij personal: është Roberto Bernabei

R. SH. - Vatikan

Papa emëroi mjek të tij personal Roberto Bernabei-n, profesor i Mjekësisë së brendshme dhe i Geriatrisë, domethënë, sëmundjve të shkaktuara nga pleqëria, pranë Univesitetit Katolik të Zemrës së Krishtit, në Romë. Lajmin e dha sot Salla vatikanase e Shtypit.

Bernabei lindi në Firence, më 24 janar 1952. Pasi u diplomua në Mjekësi   e Kirurgji në Universitetin Katolik të Zemrës së Krishtit, në Romë, më 1976, u specializua në mjekësi të brendshme dhe në sëmundjet e aparatit kardio-vaskolar. Është profesor i mjekësisë së brendshme dhe i sëmundjeve  të aparatit kardiovaskular. Është edhe profesor i mjekësisë së brendshme, i Geriatrisë si dhe drejtor i shkollës për specializmin e Geriatrisë pranë Universitetit Katolik të Zemrës së Krishtit në Romë; drejtor i departamentit  të shkencave neurologjike ortopedike e tumoreve të kokës e të qafës, pranë të Fondacionit Poliklinik unversitar Agostino Gemelli Irccs Romë. Ndërmjet shumë detyrave të tjera, është edhe  anëtar i European Academy for Medicine of Ageing. Ka publikuar shumë punime, duke dhënë kontribut të çmuar në drejtime të ndryshme shkencore.

24 shkurt 2021, 13:57