Kërko

Vatican News
Lutja e Engjëllit të Tënzot Lutja e Engjëllit të Tënzot  (Vatican Media)

Papa: fëmijët e sëmurë duhet ta ndjejnë ledhatimin e Zotit

Në Ditën botërore të sëmundjeve të rralla, Papa, në përfundim të lutjes së Engjëllit, i përshëndeti të sëmurët, posaçërisht më të vegjlit dhe ftoi për krijimin e një rrjeti solidariteti

R. SH. - Vatikan

Një mendim të gjatë, të thellë e plot ngrohtësi Françesku ua drejtoi atyre që vuajnë nga sëmundje të rralla. Pikërisht në ditën, që u kushtohet, nënvizoi rëndësinë e solidaritetit ndërmjet atyre, që e jetojnë të njëjtën sëmundje:

“Në rastin e sëmundjeve të rralla, është më se i rëndësishëm rrjeti i solidaritetit ndërmjet familjarëve, që favorizohen nga ky shoqërim. Ai ndihmon të mos ndjehen vetëm e të shkëmbejnë përvoja e këshilla”.

Mjekimi i lutjes

Inkuarajoj nismat, që mbështesin kërkimin shkencor e kujdesin dhe u shpreh - nënvizoi Françesku - afërsinë time të sëmurëve, familjeve e, sidomos, fëmijëve, të vegjëlve, që në lutje të mund ta ndjejnë dashurinë e  Jezusit:

“Duhet të jemi pranë fëmijëve të sëmurë, fëmijëve që vuajnë, të lutemi për ta, të bëjmë që ta ndjejnë ledhatimin e dashurisë së Zotit, dashurinë e Tij… T’i mjekojmë fëmijët edhe me lutje, kur janë këto sëmundje që nuk dihet ç’janë, ose paralajmërojnë diçka ndoshta ‘të keqe’. Të lutemi për të gjithë njerëzit, që i kanë këto sëmundje të rralla, posaçërisht për fëmijët, që vuajnë”.

 

28 shkurt 2021, 13:42