Kërko

Vatican News
E Mërkura e Përhime E Mërkura e Përhime 

E Mërkura e Përhime, Papa do të kremtojë në Shën Pjetër

Papa Françesku do të kryesojë Meshën e fillimit të Kreshmëve në Altarin e Katedrës së Shën Pjetrit e nuk do ta mbajë audiencën e përgjithshme. Predikimet e Kreshmëve do të mbahen nga kardinali Cantalamessa, duke nisur nga 26 shkurti.

R. SH. - Vatikan

Të mërkurën, më 17 shkurt, në orën 09.30, Papa Françesku do të kremtojë  Meshën Shenjte me Ritin e bekimit  të hirit e të përhimjes pranë Altarit të Katedrës, në Bazilikën e Shën Pjetrit. Njoftimin e jep Salla e Shtypit të Vatikanit përmes një komunikate, në të cilën nënvizohet se pjesëmarrja e besimtarëve do të jetë  shumë e kufizuar,  ashtu si muajt e kaluar, për të respektuar masat e parashikuara të mbrojtjes. Atë ditë nuk do të mbahet audienca e përgjithshme.

 “Ju, kush thoni se jam unë?”

Sipas njoftimit të Prefekturës së Shëpisë Papnore, Predikimet për Kreshmët 2021 do t’i mbajë Predikatari i Shtëpisë Papnore, kardinali Raniero Cantalamessa O.F.M. Kapuçin, me temë” “Ju, kush thoni se jam unë?”(Mateu 16,15). Ashtu si meditimet e Kohës së Ardhjes 2020, do mbahen në Sallën Pali VI, me qëllim që të mund të ruhet distanca e nevojshme ndërmjet pjesëmarrësve.

Datat

Predikimet do të mbahen në  të premtet e Kreshmëve: më 26 shkurt, 5, 12 e 26 mars, në orën 09.00, në praninë e Papës. Të pranishëm edhe Prelatët e Familjes Papnore, punonjësit e Kuries Romake e të Vikariatit të Romës, Eporët e Përgjithshëm ose Prokurorët e Urdhërave rregulltare, që bëjnë pjesë në Kapelën Papnore.

06 shkurt 2021, 10:56