Kërko

Tweet i Papës: Fjala e Zotit kundër frikës nga vetmia

Jemi të mbrojtur mes duarve të Hyjit, na siguron sot Papa Françesku, në tweet-in e tij, ku vijon reflektimin në vazhdën e së Dielës së Fjalës së Zotit, që sapo u kremtua më 24 janar

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku, në tweet-in e tij të sotëm, vijon reflektimin në vazhdën e së Dielës së Fjalës së Zotit, që sapo u kremtua më 24 janar. “Fjala e Zotit – shkruan Ati i Shenjtë – është ilaçi kundër frikës për të mbetur vetëm përballë jetës. Duke na folur, Zoti na kujton se jemi në zemrën e tij, të çmuar për sytë e Tij, të mbrojtur mes pëllëmbëve të duarve të tij”.

26 janar 2021, 13:22