Kërko

Vatican News
Protestat para Capitol Hill Protestat para Capitol Hill  (ANSA)

SHBA, Papa: lutem për viktimat, të nxitet pajtimi kombëtar!

Pas lutjes mariane të Engjëllit, Françesku foli gjatë për situatën në SHBA, tronditur nga rrethimi i Kampidolit. Njëherësh me kujtimin e atyre që humbën jetën, u drejtoi autoriteteve dhe popullsisë ftesën që ta mbajnë lart ndjenjën e përgjegjësisë, me vetëdijen se dhuna “është vetëshkatërruese, gjithnjë”.

R. SH. - Vatikan

Në përfundim të Engjëllit të Tënzot, mendimi i Papës shkoi tek popullsia e SHBA-ve, tronditur thellësisht nga sulmi mbi Kongresin e Washigtonit, gjë që i kushtoi jetën pesë vetëve. Papa siguroi se lutet për të vdekurit:

“I drejtoj një përshëndetje të përzermërt popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të tronditur kohët e fundit nga rrethimi i Kongresit. Lutem për ata, që humbën jetën: pesë të vdekur! E humbën në ato çaste dramatike. Ripohoj se dhuna është vetëshkatërruese, gjithnjë. Me dhunën nuk fitohet asgjë, gjithçka humbet”.

Angazhim për pajtim

Papa iu drejtua drejtpërdrejt edhe krerëve të SHBA, duke u kujtuar përgjegjësinë e tyre dhe angazhimin  për pajtimin e shoqërisë amerikane:

“I nxis autoritetet e Shtetit dhe gjithë popullsinë ta mbajnë lart ndjenjën e përgjegjësisë, që kështu të qetësohen shpirtrat, të nxitet pajtimi kombëtar e të mbrohen vlerat demokratike, të rrënjosura në shoqërinë amerikane”.

Të kërkohet gjithnjë e mira e përbashkët

Para se të përfundonte, Papa i kërkoi Zojës së Papërlyer ndihmë për  procesin e paqëtimi, me një synim të vetëm, atë të së mirës së përbashkët:

“Zoja e Papërlyer, Pajtore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  ndihmoftë për ta mbajtur të gjallë kulturën e takimit, kulturën e kujdesit, parë si udhë kryesore për të ndërtuar krah për krah të mirën e përbashkët: dhe e bëftë këtë me të gjithë ata, që banojnë në këtë tokë”.

10 janar 2021, 13:55