Kërko

Vatican News
Unità dei Cristiani, 2020.05.23  Unità dei Cristiani, 2020.05.23  

Papa: tё bashkuar me Zotin për të dhënë fryte

Papa: “Jezusi na fton të qëndrojmë të bashkuar me Të për të dhënë shumë fryte (Gjn 15, 5-9). Duke qëndruar me Zotin, ne gjejmë guximin për të dalë nga vetja, për t'u kujdesur për nevojat e të tjerëve dhe për të dhënë dëshminë tonë të krishterë në botë. #Lutja#Bashkimiitëkrishterëve”.

R.SH. - Vatikan

“Jezusi na fton të qëndrojmë të bashkuar me Të për të dhënë shumë fryte (Gjn 15, 5-9). Duke qëndruar me Zotin, ne gjejmë guximin për të dalë nga vetja, për t'u kujdesur për nevojat e të tjerëve dhe për të dhënë dëshminë tonë të krishterë në botë. #Lutja#Bashkimiitëkrishterëve”. Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, botuar sot mё 19 janar 2021, nё faqen e internetit @Pontifex, nё ditёn e dytё tё Javёs sё Lutjes pёr Bashkimin e tё Krishterёve.

Bashkimi i të krishterëve një synim praktik e konkret 

Bashkimi i të krishterëve është një synim praktik e konkret duke qenë bashkim me Jezusin të cilin Ati e ka dërguar në botë, e lutja e Jezusit është edhe burim i mirëfilltë i misionit të të krishterëve në botë. Kisha, nuk është gjë tjetër përveç se bashkësi dishepujsh që përmes fesë në Krishtin si i dërguar i Atit Qiellor e merr bashkimin e vet dhe bëhet pjesë e vet misionit të tij për shpëtimin e botës.

Kisha, pra, është vend ku vazhdon vet misioni i Krishtit, ai i udhëheqjes së njeriut drejt njohjes dhe takimit me Zotin, jashtë e larg mëkatit, që bota të kthehet e të jetë botë e Zotit. Kisha i ftoi besimtarët t’i lutën Hyjit në mënyrë që Krishti të na mëson të lutemi e të na udhëheqë në dialogun me Hyjin, e t’i kërkojmë Zotit të na ndihmojë të hyjmë në mënyrë më të plotë në planin Ai ka për çdonjërin prej nesh.

Në tweet-in e 25 janarit 2017, Papa Françesku pohoi: “Më pëlqen të përsëris se bashkimi i të krishterëve arrihet duke ecur së bashku, përmes takimit, lutjes dhe kumtimit të Ungjillit”. Ndërsa nё audiencën e përgjithshme të 18 janarit 2017, Papa i ftoi të gjithë “të mos reshtin së luturi që të krishterët të punojnë, me respekt vëllazëror e me dashuri aktive, për të arritur bashkimin aq të dëshiruar”, të nxitur vetëm nga dashuria për Krishtin dhe të udhëhequr nga Shpirti Shenjt, për t’u bërë “dëshmitarë të shpresës” në botë.

 

19 janar 2021, 13:22