Kërko

Vatican News

Papa nuk do të kryesojë kremtimet e ardhshme, për shkak të acarimit të nervit shiatik

Drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit njoftoi se Papa Françesku nuk do ta kryesojë meshën në të Dielën e Fjalës së Zotit, por do të thotë vetëm Engjëllin e Tënzot. Edhe Mbrëmësoret e së hënës, 25 janar, në Bazilikën e Shën Palit, nuk do të kryesohen nga Papa, ndërsa takimi me Trupin Diplomatik shtyhet

R.SH. - Vatikan

“Për shkak të acarimit të përsëritur të nervit shiatik, kremtimi i paradites së nesërme në Altarin e Katedrës së Bazilikës Vatikanase” nuk do të kryesohet nga Papa, por nga imzot Rino Fisichella, kryetar i Këshillit Papnor për nxitjen e Ungjillëzimit të Ri. Njoftimin e dha drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, në një deklaratë. Për të njëjtën arsye, Papa nuk mundi të kryesojë ritet e fundvitit 2020 dhe ato të fillimit të 2021-shit.

          Gjithsesi, Papa do të thotë lutjen e Engjëllit të Tënzot nesër në mesditë, në Bibliotekën e Pallatit Apostolik, njofton Salla e Shtypit, duke informuar edhe se të hënën, 25 janar, Mbrëmësoret për mbylljen e Javës së Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve, në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve, do të kryesohen nga kardinali Kurt Koch, kryetar i Këshillit Papnor përkatës e, jo nga Papa, siç ishte parashikuar. Ndërkaq, takimi me Trupin Diplomatik, që do të mbahej paraditen e së hënës, është shtyrë.

23 janar 2021, 21:42