Kërko

Vatican News
Giovanni Paolo II e Cardinale Bergoglio Concistoro 2001-02-21 Giovanni Paolo II e Cardinale Bergoglio Concistoro 2001-02-21 

Françesku kujton Papën Wojtyla: është detyrë të lutemi për bashkimin e të krishterëve!

Françesku kujtoi Papën Wojtyla, duke nënvizuar se “është detyrë të lutesh për unitetin e plotë të të krishterëve”

R.SH. - Vatikan

Ati i Shenjtë Françesku kujtoi Papën Wojtyla, duke nënvizuar kështu  se “është detyrë të lutesh për unitetin e plotë të të krishterëve”.

Dëshiroj t’ju kujtoj - tha në përfundim të audiencës së përgjithshme Françesku, duke përshëndetur besimtarët e gjuhës polake - atë që pati thënë Gjon Pali II, gjatë vizitës së tij në Poloni, në vitin 1997: “Lutja për të rigjetur unitetin e plotë, është detyrë e posaçme për të gjithë. Është detyrë të punosh pa pushim për rindërtimin e unitetit, të dëshiruar nga Krishti, e edhe detyrim të lutesh për këtë unitet: pa harruar edhe se është dhuratë e të Shenjtnueshmes Trini”.

Edhe unë - nënvizoi Françesku - ju ftoj: “Lutuni, e lutja e përbashkët të jetë për ju frymëzim për  forcimin e vëllazërimit reciprok”. 

20 janar 2021, 15:31