Kërko

Pali VI, ditën kur paqja për botën niste nga Spitali i Krishtit Fëmijë

Për të kremtuar Ditën e parë Botërore të Paqes, themeluar prej tij më 1 janar 1968, Pali VI vizitoi të sëmurët e vegjël të Spitalit Pediatrik në Romë. Përmes një video të rigjetur kohët e fundit, i rijetojmë ato çaste ngarkuar me emocionin e thellë të Papës Montini, që u kërkon fëmijëve “t’ia kushtojnë Zotit vuajtjet e tyre, për harmoni në mbarë planetin”.

R. SH. - Vatikan

Një mënyrë krejt e veçantë, kjo e Papës Pali VI, për ta jetuar Ditën I Botërore të Paqes në Spitalin e Krishtit Fëmijë, në Romë, për ta kremtuar në  Kapelën e tij Meshën shenjte, për t’i takuar të sëmurët e vegjël e për t’u drejtuar fjalë të paharrueshme e ngushëllim, që mund të shlyhet nga videot, por jo nga kujtesa e atyre, që e jetuan ngjarjen. E pikërisht kjo ngjarje mbeti e fiksuar në videon e sapo rigjetur. Lajmin, që flet për gjetjen e videos, ku u fiksua, e jep gazeta vatikanase “L’Osservatore Romano”:

“Ky dokument historik kaq emocionues - komentoi lidhur me këtë ngjarje presidentja e Spitalit të Fëmijëve, Mariella Enoc - nënvizon edhe një herë  lidhjen e fuqishme shpirtërore, plot me dashuri të Papëve, për fëmijët e shtruar këtu, të cilëve u njihet autoriteti i madh moral, siç u shpreh kohët e fundit edhe Papa Françesku në audiencën me rastin e 150-vjetorit të themelimit të Spitalit.

Kronikë e shkurtër e vizitës

Në Kapelën e Spitalit, Palin VI e prisnin 30 vogëlushë të shtruar. Figurat e xhiruara tregojnë njëzet fëmijë në krevatet e tyre e, përreth, drejtuesit, mjekët, nëpunësit, motrat e Kongregatës Bijat e Mëshirës, kapelani, gjithë personeli. E pikërisht atyre ua drejtoi Papa, në homelinë e Meshës,  përshëndetjet e urimet e para, duke i falënderuar për misionin e tyre shkencor e profesional, sidomos sepse këtë mision ia kushtonin rithimit në jetë të fëmijëve të sëmurë. Dëshira e Palit VI - shkruan e përditshmja e Vatikanit -ishte të takohej me secilin, por me që kjo ishte e pamundur, u la pas, si kujtim të paharrueshëm, fjalët:

“Fëmijët duhet ta dinë se Papa erdhi pikërisht për ta, mendon gjithnjë për ta e atyre deshi t’ua hapë zemrën”.

01 janar 2021, 16:48