Kërko

Vaksinimi Vaksinimi 

Në Vatikan nis fushata e vaksinimit kundër-Covid

Parashikohet që vaksinat të arrijë në Vatikan javën e dytë të janarit, me një sasi të mjaftueshme për të plotësuar të gjitha nevojat e Selisë së Shenjtë e të Shtetit të Qytetit të Vatikanit.

R. SH. - Vatikan

Do të fillojë këto ditë, fushata e vaksinimit në Qytetin e Vatikanit. “Vaksinimi - lexohet në një komunikatë të Drejtorisë së Shëndetit e Higjienës të Guvernatoratit, mendohet të fillojë nga gjysma e dytë e janarit”. Do të planifikohet sipas kritereve të përzgjedhjes së kategorive,  që rrezikohen më shumë nga infektimi, sipas dëshirës së vullnetarëve.  

“Së pari do të vaksinohen personeli shëndetësor, ai i sigurimit publik, të moshuarit  dhe  punonjësit, që janë më në konktakt me publikun”.

Vaksinimi, në tremen e Sallës së Palit VI

“Vaksinimi - saktëson komunikata - do të  bëhet në tremen e Sallës së Palit VI, nga personeli mjekësor e infermieristik i kualifikuar i Drejtorisë së Shëndetësisë e Higjienës, në përkim me rregullat shëndetësore për pandeminë”. Për t’i ruajtur dozat e vaksinës, u ble një “ultra low temperature refrigerator”.

02 janar 2021, 13:26