Afërsia e Françeskut me popullsinë e Indonezisë, tronditur rëndë nga tërmeti
Papa Françesku, si u njoftua për tërmetitn në ishullin Sulawesi të Indonezisë, u dërgoi autoriteteve kishtare e civile një telegram ngushëllimi e solidariteti.
Indonezi: tërmet i fuqishëm në ishullin Sulawesi
Në telegramin e Papës, nënshkruar nga sekretari i Shtetit, kardinali Pietro Parolin, drejtuar nuncit apostolik të vendit aziatik, imzot Piero Pioppo, lexohet: “I trishtueshëm lajmi, që flet për humbjen tragjike të jetëve njerëzore e për shkatërrimin e pronave, shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm në Indonezi. Shenjtëria e tij, Papa Françesku u shpreh solidaritetine sinqertë të gjithë njerëzve të dëmtuar nga kjo fatkeqësi natyrore”. Kardinali Parolin siguron se Papa lutet për pushimin në paqe të të vdekurve, për shërimin e të plagosurve e për ngushëllimin e të gjithë atyre, që vuajnë. “Posaçërisht - vijon - inkurajon autoritetet civile dhe ata, që po japin ndihmesën e tyre në përpjekjet për kërkimin e të mbeturve nën gërmadha e për mjekimin e të plagosurve”. Papa i lutet Zotit t’i ndihmojë të gjithë, t’u japë bekime, forcë e shpresë”.