Kërko

Papa duke u dhuruar Biblën shtegtarëve Papa duke u dhuruar Biblën shtegtarëve 

Françesku: Jezusi ëshë i vetmi “mësues i jetës”

Në përshëndetjet gjatë audiencës së përgjithshme, Papa kujtoi figurën e Shën Tomës së Akuinit, pajtor i shkollave katolike dhe të Shën Anxhela Meriçit, që ia kushtoi gjithë jetën edukimit, duke vënë në jetë Fjalën e Zotit.

R. SH. - Vatikan

Dy shenjtorë dhe filli i kuq i fesë, që bëhet lëndë studimi e mësimi. I kujtoi Papa, duke përshëndetur grupet gjuhësore, pas katekizmit të audiencës së përgjithshme.

Shën Anxhela Meriçi: në rrugën e vjetër, për një jetë të re

Besimtarëve të gjuhës polake Françesku u kujtoi se sot Kisha kremton festën liturgjike  të Shën Anxhela Meriçit, themeluese e Shoqërisë së Shën Orsolës. Duke u ndaluar tek tema e katekizmit të sapo zhvilluar, me theks mbi rëndësinë që ka leximi i Biblës e shoqërimi i leximit me lutjen, Françesku kujtoi se Anxhela Meriçi “e frymëzuar nga Fjala e Zotit”, dëshironte që motrat e saj, të kushtuara pa asnjë rezervë Zotit e të varfërve,  të kryenin me guxim edhe punën edukative me fëmijët e të rinjtë. E i këshillonte të ecnin në rrugën e vjetër, por duke jetuar një jetë të re!

Shën Toma, dituri që ngjall guxim

Nga mësuesja, Papa kaloi tek mësuesi: “Doctor Angelicus” – “Doktori Engjëllor, Shën Toma i Akuinit - që do të kujtohet nesër në liturgji. Françesku kujtoi edhe titullin e tij “Pajtor i shkollave katolike”. Titull, që ia dha domenikanit Papa Leoni XIII, në vitin 1880, me brevën Cum hoc sit, përmes së cilës ia njihte dijen, përkimin e përkryer ndërmjet fesë e arsyes, virtytet dhe shenjtërinë. Uroj që shembulli i Shën Tomës - kujtoi Papa në përshëndetjen drejtuar shtegtarëve të gjuhës italiane - “t’i nxisë të gjithë, posaçërisht studentët, të shikojnë në Krishtin mësuesin e vetëm të jetës; ndërsa në doktrinën e Zotit, dijen e zemrës, për ta kryer me sukses misionin e tyre”.

 

27 janar 2021, 13:56