Kërko

Papa me Don Marco Pozza-n dialogon për nëntë veset e virtytet Papa me Don Marco Pozza-n dialogon për nëntë veset e virtytet  

Bisedë me Papën Françesku për veset e virtytet, në Nove

Dialog ndërmjet Papës e don Marco Pozza-s, kapelan i burgut të Padovës, autor i tri serive kushtuar Atynës, Falemi Marisë dhe Besojmës

R. SH. - Vatikan

NOVE, kanali me tematikë të larmishme i Discoveri, paraqet Papën Françesku në shtegtim, për zbulimin e veseve e të virtyteve, të dritave e  të hijeve që shndërrohen pambarimisht në njëra-tjetrën gjatë gjithë jetës së njeriut. Seria “Veset e virtytete - Bisedë me Papën Françesku”- lexohet në komunikatën, që  jep njoftimin për nismëm -  është një reflektim i panjohur deri më sot i Atit të Shenjtë me don Marco Pozza-n, kapelan i burgut “Due Palazzi” të Padovës, kushtuar kuptimit të jetës së secilit prej nesh.

Seria  do të mund të ndiqet së shpejti në Nove, gjatë tri mbrëmjeve e do të ketë 7 episode kushtuar ballafaqimit të veseve me virtytet, ashtu si i interpretoi dhe i afreskoi gjenia krijuese e Giottos, në Kapelën e Scrovegni-t të Padovës. E pikërisht marrëdhëniet e luhatshme ndërmjet 7 veseve (inati, dëshpërimi, paqëndrueshmëria, zilia, pabesia, padrejtësia, marrëzia) me 7 virtytet (dija, drejtësia, qëndresa, përkora, feja, shpresa e dashuria) janë filli i kuq, që lidh bisedën e Papës Françesku me kapelanin dom Marco.

“Kemi rënë në kulturën e mbiemrit, i harruam emrat” - pohon Papa - “Nuk duhet të harrojmë se jemi njerëz, jemi burra, jemi gra. Ka shumë më tepër rëndësi të jesh burrë a grua, sesa  të mos i kesh këto vese e këto virtyte. Zoti nuk do cilësitë e njeriut, do njeriun, ashtu siç është”. Ballafaqimi i Atit të Shenjtë me don Pozzën është pikënisja e çdo pjese, ku krijohet hapësirë edhe për histori njerëzish, që jetojnë duke u luhatur ndërmjet veseve e virtyteve. Një udhë e plotë reflektimi, brenda së cilës çdo njeri që e ndjek, gjen diçka nga vetvetja. Diçka, që ka të bëjë me të nga afër. Puna e don Marco Pozzës, që i prin bisedës me Papën, dora e të cilit ndjehet fort,  u realizua nga Ofiçina e Komunikimit per Discavery Italia.

Komenton Meshtari-autor i serive: “Ky projekt është vijim i natyrshëm i udhës editoriale të nisur që në vitin 2017, së bashku me Papën Françesku. Pas “Atynës”, “FalemiMrisë” dhe “Besojmës”, me “Veset e virtytet”  zgjodhëm një rrugë që mund t’i interesojë shumë  një plateje,  e cila i njeh pak këto tematika. Falënderojmë Ofiçinën e Komunikimit dhe NOVE-n për këtë aventurë të shkëlqyer, që u tregon të diturve e të paditurve se nuk është njerëzimi, ai që banon në gjirin e Kishës, por Kisha, në gjirin e njerëzimit. Punë kjo, e imagjinuar, e menduar dhe e realizuar me Papën Françesku, që dëshiron të jetë shok e shoqëri.

Pas serisë së “Papëve të mëdhenj” e pas dokumentarit “E tërë bota është përjashta”, me të cilin lindi bashkëpunimi i Papës me don Pozza-n, nis kjo aventurë produktive, me urimin që t’i drejtohet një publiku të shumënumërt e të larmishëm.  

22 janar 2021, 11:03