Kërko

Vatican News
Papa në përfundim të audiencës së përgjithshme Papa në përfundim të audiencës së përgjithshme  (Vatican Media)

Urimi i Papës: “Krishtlindje gëzimi e paqeje”

Papa Françesku u uron të gjithëve: Gëzim e paqe për Krishtlindje!

R. SH. - Vatikan

Në përfundim të audiencës së përgjithme, mbajtur sot paradite në prag të Festës së madhe të Krishtlindjes, Papa Françeku u drejtoi përshëndetjen  e tij të përzemërt gjithë besimtarëve. Duke u ngjarë barinjve - i ftoi  Ati i Shenjtë besimtarët - vraponi edhe ju drejt Shpellës së Shenjtë: “Jezusi ju pret për t’ju dhuruar dritën e Tij e paqen e tij. Ai dëshiron ta pasurojë jetën tuaj me dashurinë e Tij, me hirin e Tij”.

Më pas mendimi i Papës shkoi atje ku jeta vret më shumë, ku dhemb më shumë, por edhe ku gëzon më shumë e ngadhënjen më shumë:

“Mendimi im - kujtoi - shkon tek pleqtë, tek të rinjtë, tek të sëmurët e tek çiftet e reja! Gatishmëria  e plotë e Marisë e bujaria e palëkundur e Jozefit, qofshin shembull për pritjen e Krishtit Fëmijë në misterin e Lindjes së Tij”.

Në përfundim, të gjithëve urimi:

“Ju uroj Krishtlindje të shenjtë. Krishtlindje gëzimi e paqeje”.

23 dhjetor 2020, 11:10