Kërko

Papa priti presidenten e Republikës së Sllovakisë

Marrëdhëniet dypalëshe, duke iu referuar veçanërisht rolit edukativ të Kishës e më pas, pandemia e mbrojtja e planetit, në qendër të bisedimeve të sotme të Papës Françesku me znj. Zuzana Čaputová, presidente e Republikës Sllovake, të cilën e priti në Vatikan. Pastaj, takimi me imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku priti sot paradite në Vatikan, zonjën Zuzana Čaputová, presidenten e Republikës Sllovake së bashku me delegacionin shoqërues. Gjatë bisedës së përzemërt, njofton Salla e Shtypit e Vatikanit, u shprehën vlerësime për marrëdhëniet e mira dypalëshe, me shpresën se ato mund të forcohen më tej në fushën e arsimit, si dhe u fol për rolin e Kishës në shoqëri.

          Ndër temat e trajtuara, në plan të parë, ndikimi i pandemisë së Covid-19, që ka shkaktuar rreth 133 mijë të sëmurë në vend e mbi një mijë viktima. Më tej, u diskutua edhe mbi drejtësinë shoqërore dhe mbrojtjen e planetit. Së fundi, u vu theksi mbi disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare, si siguria, migrimi dhe impenjimi shumëpalësh për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, me vëmendje të veçantë për sfidat e tashme dhe të ardhme në Evropë.

14 dhjetor 2020, 15:44