Kërko

2019.12.19 Natività - Natale - La nascita di Gesù Cristo 2019.12.19 Natività - Natale - La nascita di Gesù Cristo

Papa i citon Kuries Romake filozofen hebrease Hannah Arendt

Fjalimi i Papës Françesku për kardinajtë dhe drejtuesit e Kuries Romake, të cilët i priti në audiencë për urimet e Krishtlindjes, filloi me fjalët e filozofes hebrease, Hannah Arendt, ikur nga Gjermania për në SHBA, për shkak të persekutimit nazist.

R.SH. - Vatikan

“Lindja e Jezusit të Nazaretit është mister, që na kujton se ‘njerëzit, edhe pse u duhet të vdesin, nuk janë lindur për të vdekur, por për të rifilluar’, siç vëren në mënyrë sa ndriçuese aq edhe incizive Hannah Arendt, filozofja hebrease, që e përmbys mendimin e mësuesit të saj Heidegger, sipas të cilit njeriu lind për t’u hedhur në krahët e vdekjes”.

Me këto fjalë, filloi sot fjalimi i Papës Françesku për kardinajtë dhe drejtuesit e Kuries Romake, të cilët i priti në audiencë për urimet e Krishtlindjes. “Mbi rrënojat e totalitarizmave të ‘900-ës – shpjegoi Ati i Shenjtë – Arendt kupton këtë të vërtetë të ndritur: ‘Mrekullia, që ruan botën, sferën e punëve njerëzore, nga shkatërrimi normal, ‘i natyrshëm’, është, në fund të fundit, një çështje lindjeje… Është besimi e shpresa në botën, që ndoshta, e gjen shprehjen e vet më të lavdishme e më të frytshme në pak fjalë, me të cilat Ungjilli kumton ‘Lajmin e Mirë’ të Ardhjes: ‘Një fëmijë lindi mes nesh’”.

Hannah Arendt
Hannah Arendt

Kush ishte Hannah Arendt

 Hannah Arendt (Hanover, 14 tetor 1906 - Nju Jork, 4 dhjetor 1975) ishte një politologe, filozofe dhe historiane gjermane, që pati marrë nënshtesinë amerikane, pasi i mohuan atë gjermane, në vitin 1937. U largua nga Gjermania naziste më 1933, për shkak të persekutimit kundër hebrenjve e mbeti pa shtetësi nga viti 1937 deri në vitin 1951, kur mori shtetësinë e SHBA-ve. Arendt punoi si gazetare dhe si pedagoge universiteti, duke botuar punime të rëndësishme në fushën e filozofisë politike. Nuk pranoi kurrë të kategorizohej si filozofe, duke parapëlqyer që puna e saj të përshkruhej si teori politike e jo si filozofi politike.

21 dhjetor 2020, 13:14