Kërko

Bekimi i shtatoreve të Krishtit Fëmijë Bekimi i shtatoreve të Krishtit Fëmijë 

Papa bekon Shtatoret e Krishtit Fëmijë

Në përfundim të lutjes së Engjëllit, Papa i përshëndeti të gjithë të pranishmit, romakë e shtegtarë. Por një përshëndetje të posaçme e ruajti për grupin përfaqësues të familjeve e të fëmijëve të Romës që, si çdo vit, ishin aty me Shtatoret e Foshnjes Hyjnore ndër duar,

R. SH. - Vatikan

Në përfundim të lutjes, Papa i përshëndeti të gjithë të pranishmit, romakë e shtegtarë. Por një përshëndetje të posaçme e ruajti për grupin përfaqësues të familjeve e të fëmijëve të Romës që, si çdo vit, ishin aty me Shtatoret e Foshnjes Hyjnore ndër duar, edhe në këtë vit të trishtë të cilin, megjithatë, afrimi i Krishtit e shndërron në kohë gazmore. Kështu e organizoi sivjet Qendra e Oratoreve Romake këtë festë të përvitshme, me fëmijët që mbajnë në duar Foshnjën Hyjnore të Betlehemit e presin t’ua bekojë Papa. Për t’i vënë, pastaj, në mesnatën mistike, mbi grazhdin tashmë gati për ta përbujtur Foshnjën Hyjnore:

“Sivjet jeni pak, për shkak të pandemisë - u tha Papa - por e di se shumë  fëmijë e të rinj janë grumbulluar ndër oratoret e të tjerë na ndjekin nga shtëpitë përmes mjeteve të komunikimit. Të gjithëve u drejtoj përshëndetjen time e ua bekoj shtatoret e Krishtit Fëmijë, që do të vendosen në Shpellat e Betlehemit, si shenjë shprese e gëzimi”.

Më pas Françesku i bekoi, në heshtje, shtatoret, për t’i porositur, më pas, fëmijët:

“Kur  të luteni në shtëpi para Shpellës së Betlehemit me familjarët tuaj,  lëreni t’ju tërheqë me njomësinë e tij Krishtin Fëmijë, lindur në varfëri mes nesh, për të na dhuruar dashurinëe vet”.

Në përfundim Papa u uroi të gjithëve ta kalojnë gëzueshëm të dielën. Por pa harruar një gjë shumë të rëndësishme:

“I krishteri  gëzohet në zemër, edhe në kohë provash; është plot me gëzim, sepse gjithnjë pranë Jezusit. Është Krishti, që ta fal  gëzimin”.

13 dhjetor 2020, 14:02