Kërko

Ushtrimet shpirtërore të liderëve të Sudanit të Jugut në Vatikan Ushtrimet shpirtërore të liderëve të Sudanit të Jugut në Vatikan 

Mesazhi i Françeskut dhe i Welby-t liderëve të Sudanit të Jugut

Papa dhe Primati anglikan, së bashku me moderatorin e Skocisë, u shkruajnë qeveritarëve jug-sudanezë, duke u kujtuar se dëshirojnë ta vizitojnë vendin: “Jemi të kënaqur t’i shikojmë hapat përpara që keni bërë, ndonëse e dimë se nuk mjaftojnë”.

R. SH. - Vatikan

 “Jemi të kënaqur t’i shikojmë hapat përpara që keni bërë, ndonëse e dimë se nuk mjaftojnë, që populli juaj t’i ndjejë plotësisht efektet e paqes”. Kështu u shkruajnë qeveritarëve jug-sudanezë Papa dhe Primati anglikan, së bashku me moderatorin e asamblesë së përgjithshme të Kishës së Skocisë, Martin Fair, në një mesazh të përbashkët, drejtuar liderëve të Sudanit të Jugut, duke shprehur edhe dëshirën ta vizitojnë vendin sa më shpejt që të jetë e mundur. “Në këtë kohë Krishtlindjeje - lexohet në mesazh - kujtojmë se Zoti ynë, Jezu Krishti, erdhi në botë ndërmjet të fundmëve - në një stallë plot pluhur. Se lindi ndërmjet dy kafshëve. Erdhi e të gjithë ata, që dëshirojnë të jenë të mëdhenj në  mbretërinë e Tij, i ftoi të bëhen shërbëtorët e të gjithëve”.

“Mbetemi të vetëdijshëm në lutje - vijojnë Papa, Welby e Fair - lidhur me impenjimet e marra në prill 2019 në Vatikan: që ta çojmë vendin tuaj, në mënyrë të harmonishme, në realizimin konkret të marrëveshjes për paqe,  dhe ta realizojmë angazhimin tonë për ta viztuar Sudanin e Jugut në kohën e duhur, kur situata do të jetë normale”.

Tre liderët fetarë shprehin kënaqësinë e tyre për “progreset e vogla” të arritura, por vërejnë edhe se kjo nuk mjafton: “Kur të vijmë për vizitë, dëshrojmë të jemi dëshmitarë të një kombi të ndryshuar, të qeverisur nga liderë që, siç pati thënë vitin e kaluar Ati i Shenjtë “shkojnë dorë për dore, të bashkuar, si qytetarë të thjeshtë, ‘për t’u bërë Etër (e Nëna), të Kombit’”.

“Në këtë Krishtlindje - përfundojnë Françesku, Welby e Fair - lutemi  që të keni më shumë besim ndëmjet jush e më shumë bujari në shërbim të popullit tuaj! Lutemi që ta jetoni në zemrat tuaja e në zemrën e Kombit tuaj të madh paqen, që ia kalon çdo inteligjence”.  

24 dhjetor 2020, 13:22