Kërko

Vatican News
2019.12.23 foto del papa davanti al presepe a santa marta 2019.12.23 foto del papa davanti al presepe a santa marta  (© Vatican Media)

Papa: na presin kufizime e vёshtirёsi, tё kremtojmё njё Krishtlindje autentike

Papa Françesku kujtoi se vështirësitë qё kemi sivjet duhet tё na ndihmojnë ta pastrojmë Krishtlindjen nga konsumizmi. Qoftë, pra, Krishtlindje më fetare, më autentike, më e vërtetë.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku, nё pёrfundim të audiencës sё përgjithshme, mbajtur sot paradite  nga Biblioteka e Pallatit Apostolik, në Vatikan, kujtoi se kёtё vit do të jetë një Krishtlindje me më shumë kufizime, por pikërisht vështirësitë e kёtij viti, uroi Ati i Shenjtё, duhet tё na ndihmojnë të jetojmё e tё kremtojmё një Krishtlindjeje më autentike, larg konsumizmit.

"Do të doja t'i nxisja të gjithë ta ’përshpejtojnë hapin‘ drejt Krishtlindjes, asaj të vërtetë, - tha Papa Bergoglio gjatë përshëndetjes së besimtarëve në fund tё audiencës sё përgjithshme – domethënë drejt kremtimit tё lindjes sё Jezu Krishtit.

Këtë vit na presin kufizime e shqetësime; por le të mendojmë për Krishtlindjen e Virgjërës Mari e tё Shën Jozefit: as ata nuk e patёn lehtë! Madje patёn shumë vështirësi! Shumё shqetësime! Megjithatë feja, shpresa dhe dashuria i kanë udhëhequr dhe mbështetur ".

Nga kёtu nxitja e Papёs Françesku: "Le të jetë kёshtu edhe për ne! Kёto vështirësi na ndihmoshin për të pastruar pak mënyrën e të jetuarit tonё të Krishtlindjes, pёr ta kremtuar larg konsumizmit. Qoftë, pra, njё Krishtlindje më fetare, më autentike, më e vërtetë".

16 dhjetor 2020, 14:03