Kërko

Dita Botërore e Fëmijërisë, pesha e pandemisë mbi të tashmen e të ardhmen

“Çdo fëmijë ka nevojë të të mirëpritet dhe të mbrohet, të ndihmohet dhe të ruhet, që në barkun e nënës”. Kështu Papa, në një tweet kushtuar Ditës së sotme, rast për të kujtuar ndikimin dramatik të pandemisë së koronavirusit tek fëmijët.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku kujton në një nga tweet-et e tij, Ditën e sotme Botërore të Fëmijërisë. “Çdo fëmijë – shkruan Ati i Shenjtë – ka nevojë të mirëpritet e të mbrohet, të ndihmohet dhe të ruhet, që në barkun e nënës”.

         Me rastin e kësaj Dite, që OKB-ja ia kushton fëmijëve dhe adoleshentëve, bëhen të ditura të dhënat e Unicef-it, të cilat tregojnë se jo vetëm që fëmijët mund të sëmuren dhe të përhapin Covid-19, por edhe se përhapja e koronavirusit do të ketë ndikim të fuqishëm negativ në arsimimin, në ushqimin dhe mirëqenien e tyre, duke ia ndryshuar jetën një brezi të tërë. Nëse nga njëra anë, bota përpiqet të fitojë betejën kundër virusit, nga ana tjetër, ndihen pasojat e ndërprerjes së shërbimeve themelore dhe shtimi i varfërisë: aspekte, që rëndojnë ndjeshëm në zhvillimin e fëmijëve dhe të adoleshentëve.

20 nëntor 2020, 14:23