Kërko

PALESTINIAN-ISRAEL-DAILY LIFE-WEATHER  PALESTINIAN-ISRAEL-DAILY LIFE-WEATHER  

Papa: bujaria ndaj tё varfërve ёshtё është si përqafim i Zotit

Papa: Bujaria që mbështet të dobëtin, ngushëllon të pikëlluarit, lehtëson vuajtjet, u kthen dinjitetin atyre që janë të privuar nga dinjiteti njerëzor, është kusht për një jetë, vërtet, plotësisht njerëzore. # DitaBotëroretëVarfërve.

R.SH. - Vatikan

"Bujaria që mbështet të dobëtin, ngushëllon të pikëlluarit, lehtëson vuajtjet, u kthen dinjitetin atyre që janë të privuar nga dinjiteti njerëzor, është kusht për një jetë, vërtet, plotësisht njerëzore. # DitaBotëroretëVarfërve". Kёshtu shkruan Papa nё një tweet, sot mё 12 nëntor 2020, botuar nё faqen e internetit @Pontifex.

Fryma e bujarisë

“Zoti e do atë, që jep me gëzim. Të mësohemi të japim me bujari, duke u shkëputur nga të mirat materiale”. Ky është tweet-i i 21 shtatorit 2017 i Papës Françesku, publikuar në faqen e tij @Pontifex. Në një kohë krize, si kjo e sotmja, Ati i Shenjtë Bergolio u bën thirrje kështu, të gjithë besimtarëve, të ndajnë me të tjerët ç’të munden.

Një vepër mëshire është si përqafim i Zotit. Prandaj jemi të thirrur nga Krishti ta jetojmë këtë mëshirë me ata që kanë nevoja  shpirtërore e materiale, përmes veprave trupore e shpirtërore të mëshirës, me atë frymë bujarie e dhembshurie, që pasqyron mirësinë e pakufishme të Zotit. Kёshtu pati pohuar Papa nё audiencën e  8 prillit 2016 me anëtarët e Papal Foundation.

Kështu Papa Françesku na kujton se, në thelb, ne të krishterët nuk jemi të pranishëm në zemrën e Zotit, nëse nuk i duam të tjerët, pasi Hyji është dashuri. Pra, nëse duam të jemi vërtet pranë Zotit, duhet të vihemi në shërbim të të tjerëve, në dispozicion të tyre, sepse vetëm nëse duam, jemi, ekzistojmë. Papa Françesku na kujton se në çastet e vështira, vëmendja jonë nuk duhet të shkëputet nga vëllezërit me probleme të mëdha: njerëz që derdhin lot, njerëz në vështirësi, njerëz pa punë, pa shtëpi, pa ushqim. Janë shifra që rriten përditë, e shohim vetë. Por sidomos, sot, njerëzit kanë nevojë të tregojnë vëmendje për të tjerët, pasi marrëdhëniet, kujdesi për të tjerët është themelor për të krishterët. Duhet të kemi kujdes për vëllezërit tanë, të mos kalojmë para tyre me indiferencë, por të hapim sytë për të parë ç’ka ngjarë me vëllanë e rrahur nga hajdutët gjatë rrugës.

E kemi për detyrë të kujdesemi me bujari pёr ata që jetojnë çdo ditë me vështirësi e nё varfёri, ne të krishterët t’u qëndrojmë pranë. E ky është edhe shembulli i Papës Françesku, i cili është gjithnjë i kujdesshëm dhe i gatshëm për të gjithë ata, që kanë nevojë për të. Në këtë çast krize, Papa na fton edhe të rizbulojmë rëndësinë e bujarisё e tё bashkëndarjes. Bashkëndarje do të thotë “të ndajmë së bashku”. Bujaria ka edhe një aspekt pedagogjik. Nëse copën e bukës e ndaj me dikë, hamë dy vetë, apo jo? Prandaj, të dish ta thyesh e ndash bukën me të tjerët, ky aspekt pedagogjik, është themelor për besimtarin, për atë, që merr Korpin e Krishtit dhe bëhet bukë e thyer, bukё e ndarё me të tjerët.

12 nëntor 2020, 17:48