Kërko

Papa lutet për fëmijët e palindur Papa lutet për fëmijët e palindur 

Papa i fton besimtarët polakë të luten “për fëmjët e palindur”

Gjatë këtyre ditëve - kujtoi Papa në përfundim të katekizmit të audiencës së përgjithshme - e gjithë Polonia thotë “Rruzaren deri tek kufijtë e qiellit”.

R. SH. - Vatikan

Gjatë këtyre ditëve - kujtoi Papa në përfundim të katekizmit të audiencës së përgjithshme - e gjithë Polonia thotë “Rruzaren deri tek kufijtë e qiellit”. Kjo Rruzare bashkon në një zërat e familjeve e të famullive,  që ngrihen deri në qiell për t’i kërkuar Zojës Rruzare një ndërmjetësim, të cilin e kanë fort për zemër:

“Që Zoti t’i shërojë plagët e shkaktuara nga humbja e fëmijëve të palindur, t’i falë mëkatet, t’u japë të gjithëve dhuratën e pajtimit e të dikojë në zemra shpresë e paqe”.

Me këto fjalë i përshëndeti Papa Françesku besimtarët e gjuhës polake, në përfundim të audiencës së përgjithshme, duke u kujtuar të gjithëve  plagët e thella që i hapen shoqërisë njerëzore nga humbja e fëmijëve, që nuk mund ta shikojnë dritën!

04 nëntor 2020, 13:18