Kërko

Vatican News
Cristiani in india Cristiani in india 

Papa Françesku: të krishterët janë dëshmitarë shprese në botë

Detyra e të krishterëve – sipas Papёs - është “hapja e hapësirave të reja të shpëtimit, si qeliza ripërtëritjeje që janë në gjendje t’ia kthejnë limfën asaj që duket se ka humbur përgjithmonë”, dhe “i krishteri i vërtetë” është “jo një që ankohet e hidhërohet, por një i bindur se asnjë e keqe nuk është e pakufishme, se asnjë natë nuk është e pa mbarim, se asnjë njeriu nuk është përfundimisht i gabuar, se asnjë urrejtje nuk është e pafitueshme”.

R.SH. - Vatikan

“Të krishterët nuk janë kurrë njerëz të lehtë e qejfpaprishur, e kam fjalën për të krishterët e vërtetë, natyrisht, eh? Butësia e tyre nuk duhet ngatërruar me një lloj pasigurie e nënshtrimi ndaj vullnetit të tjetërkujt””. Këtë pati nënvizuar Papa Françesku në audiencën e përgjithshme, tё 4 tetorit 2017, me temën “Misionarë të shpresës sot”, mbajtur në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. “Kur bien, - vuri në pah Papa –  tё krishterët çohen gjithmonë në këmbë. Ja se pse i krishteri është një misionar i shpresës”. Ati i Shenjtё Françesku kujtoi se “i krishteri nuk është profet ndjellë keq. Ne nuk jemi profet që ndjellim keq; thelbi i kumtimit të profetit është i kundërt, është krejt diçka tjetër, në kundërshtim me fatin e keq është Jezusi, që vdiq për dashuri, e është Ngjallur në mëngjesin e Pashkëve”.

Të krishterët nuk janë “dishepuj të aftë vetëm t’i përsërisin formulat që i kanë mësuar përmendësh”, por janë “dëshmitarë: njerëz që përhapin shpresën me mënyrën e tyre të mikpritjes, të buzëqeshjes, të dashurisë”, “sidomos të dashurisë”, “edhe atëherë kur dashuria duket se i humbur arsyet e veta”. Këtë theksoi Papa Françesku në audiencën e përgjithshme tё 4 tetorit 2017 duke shpjeguar se “ka diçka më shumë, më me vlerë që e përshkon dhe banon në ekzistencën e krishterë, e që nuk shpjegohet thjeshtë me forcën shpirtërore a me një optimizëm më të madh. Është sikur të thuash se besimtarët janë njerëz me një ‘copë të qiellit’ më tepër mbi kokë, do të thotë me një lidhje të veçantë me Zotin, e kjo është diçka e bukur, eh?, shpresa jonë nuk është vetëm optimizëm, shoqëruar nga një prani e që dikush nuk ia del as t’i kuptojë me intuitë”.

Detyra e të krishterëve – sipas Papёs - është “hapja e hapësirave të reja të shpëtimit, si qeliza ripërtëritjeje që janë në gjendje t’ia kthejnë limfën asaj që duket se ka humbur përgjithmonë”, dhe “i krishteri i vërtetë” është “jo një që ankohet e hidhërohet, por një i bindur se asnjë e keqe nuk është e pakufishme, se asnjë natë nuk është e pa mbarim, se asnjë njeriu nuk është përfundimisht i gabuar, se asnjë urrejtje nuk është e pafitueshme”.

17 nëntor 2020, 17:47