Kërko

Përshëndetja e Benediktit XVI me kardinajtë Përshëndetja e Benediktit XVI me kardinajtë 

Papa dhe kardinajtë vizitojnë Benediktin XVI

Gjatë një takimi të shkurtër në Kapelën e Manastirit “Mater Ecclesiae”, Papa Françesku ia paraqiti kardinajtë e rinj Papës së nderit. Ai u lut me ta dhe i bekoi.

R. SH. - Vatikan

Në përfundim të kremtimit të Koncistorit të Zakonshëm Publik, që u mbajt dje pasdite në Bazilikën e Shën Pjetrit, “Ati i Shenjtë dhe 11 kardinajtë e rinj, të pranishëm në Romë, shkuan për vizitë te Papa i Nderit, Benedikti XVI, në Kapelën e Manastirit “Mater Ecclesiae”. Kështu shkruhet në komunikatën e Sallës vatikanase të Shtypit. Kardinajtë u paraqitën në një atmosferë përzemërsie - kujton akoma nota.

Mbi gjurmët e traditës

Papa i nderit shprehu gëzimin e tij për këtë takim e, pasi i priu himnit “Të falem Mbretëreshë”, i bekoi kardinajtë e rinj. Vizita, që nuk zgjati shumë, prërfundoi pak pas orës 17.00.

Kjo vizitë në manastirin Mater Ecclesiae, në Vatikan, është bërë tashmë traditë, duke nisur që nga Koncistori i vitit 2016. Në dy rastet e para, më 2014 e 2015, Papa i nderit pati marrë pjesë në kremtim, në Bazilikën e Vatikanit. Vitin e kaluar, duke i pritur kardinajtë e rinj, Benedikti XVI u pati kujtuar vlerën e tyre dhe besnikërinë ndaj Papës. 

29 nëntor 2020, 10:09