Kërko

Vatican News

Françesku për Al-Azharin: fetë s’kanë asgjë të përbashkët me urrejtjen

Në një tweet, Papa i referohet një telefonate që bëri dje me shehun Al-Tayyeb, duke ritheksuar vlerën e vëllazërimit kundër të gjitha formave të dhunës. Imami i Madh i Al-Azharit i përgjigjet me një tweet të ngjashëm

R.SH. - Vatikan

“Ripohojmë mbështetjen tonë për vëllazërimin njerëzor si zgjidhje për të eleminuar dhunën, diskriminimin dhe urrejtjen në emër të fesë. Fetë nuk kanë asnjë lidhje me to. #FratelliTutti”. Me këto rreshta të botuara në faqen @Pontifex, Papa Françesku njoftoi në Twitter bisedën telefonike, që pati dje me Imamin e Madh të Al-Azharit.

Në tweet-in e shkruar në arabisht dhe anglisht, Ati i Shenjtë shpreh kënaqësinë për këtë bisedë me “vëllanë tim”, shehun Ahmed Al-Tayyeb, i cili, nga ana e tij, u përgjigj menjëherë nga profili i tij në Twitter, duke nënvizuar “mbështetjen e vazhdueshme për vëllazërimin njerëzor, si mjet për të eleminuar dhunën, diskriminimin dhe urrejtjen ”.

20 nëntor 2020, 16:37