Kërko

Shën Gjon Pali II Shën Gjon Pali II

Shën Gjon Pali II: në Poliklinikën Gemelli përurohet ekspozita “Dhimbja që shpëton”

Ekspozita multimediale do të përdorë fotografi dhe filmime, dhënë për këtë rast nga Dikasteri i Selisë së Shenjtë për Komunikimin dhe nga Rai Teche, që kujtojnë praninë dhe magjisterin e Papës polak gjatë vizitave dhe shtrimeve në spital, që nga viti 1981 deri në vitin 2005.

R.SH. - Vatikan

“Dhimbja që shpëton” është titulli i ekspozitës, që u përurua më 22 tetor, në kuadrin e 100-vjetorit të lindjes së shën Gjon Palit, në Spitalin Universitar A. Gemelli në Romë, quajtur “me dashuri” nga Papa Wojtyla, “Vatikani 3”, për shkak të qëndrimit të gjatë në të, gjatë nëntë shtrimeve të tij në këtë strukturë shëndetësore. Meshën e përurimit e kremtoi imzot Claudio Giuliodori, asistent i përgjithshëm kishtar i Universitetit Katolik, në kapelën, që i kushtohet Papës shenjt, në katin e dytë të spitalit.

Projekti i ekspozitës u paraqit nga don Nunzio Currao, asistent baritor i personelit të Universitetit Katolik dhe të poliklinikës Gemelli. Më 18 maj 1920, njëqind vite më parë, u lind Karol Wojtyla, që më vonë, do të bëhej Papë e shenjt me emrin Gjon Pali II. Ekspozita multimediale do të përdorë fotografi dhe filmime, dhënë për këtë rast nga Dikasteri i Selisë së Shenjtë për Komunikimin dhe nga Rai Teche, që kujtojnë praninë dhe magjisterin e Papës polak gjatë vizitave dhe shtrimeve në spital, që nga viti 1981 deri në vitin 2005. “Me këtë nismë – pohoi imzot Giuliodori - duam të nënvizojmë lidhjen e veçantë, që e bashkon Poliklinikën Gemelli me shën Gjon Palin II. Është fjala për një trashëgimi të jashtëzakonshme mësimesh dhe dëshmish mbi temat e shëndetit, të kërkimit shkencor dhe të vlerës shëlbuese të vuajtjes”.

26 tetor 2020, 14:21