Kërko

Vatican News
2020.10.21 Udienza Generale 2020.10.21 Udienza Generale  (Vatican Media)

Papa: mirësia na çliron nga mizoritё

Papa: Mirësia na çliron nga mizoria që nganjëherë depërton në marrëdhëniet njerëzore, nga ankthi që nuk na lejon të mendojmë për të tjerët, nga urgjenca e shpërqendruar që injoron se edhe të tjerët kanë gjithashtu të drejtë të jenë të lumtur. #FratelliTutti.

R.SH. - Vatikan

"Mirësia na çliron nga mizoria që nganjëherë depërton në marrëdhëniet njerëzore, nga ankthi që nuk na lejon të mendojmë për të tjerët, nga urgjenca e shpërqendruar që injoron se edhe të tjerët kanë gjithashtu të drejtë të jenë të lumtur. #FratelliTutti". Kёshtu shkruan Papa Françesku nё njё tweet, botuar sot 26 tetor 2020, nё faqen e interentit @Pontifex.

“Gjesteve të urrejtjes e të shkatërrimit, t’u kundërvëmë gjeste mirësie. Jetojmë në një shoqëri me kultura e fe të ndryshme, por jemi vëllezër!”. Kёshtu pati pohuar Papa Bergoglio nё njё tweet tё 7 gushtit 2016.

Pra, mirësia dhe bukuria e Krijimit të Hyjit, do të fitojnë mbi pikëllimet e botës. Në epoka tejet të brishta, siç ёshtё koha e sotme, është mirësia e Zemrës së Zotit ajo, që e shndërron botën dhe e bën të papërshkueshme nga veset e nga tё këqijat. E kjo për ne nuk është vetëm garanci, që na siguron se mirësia, bukuria e Krijimit të Hyjit nuk u shkatërruan, se ne jemi të thirrur e të aftë të punojmë për të mirën, për të bukurën, por është edhe premtim, që na siguron se bota e pritme do të vijë, se Zoti fiton, se e bukura dhe mira fitojnë! Njerëzit me mirësi të madhe, që e ushqejnë shpirtin nga lidhja e ngushtë me mirësinë hyjnore, mund tё shndërrojnë realitetin bashkëkohor.

Mirësi e vërtetë dhe e plotë është vetëm Zoti, prandaj mirësia rritet nё bashkimin e brendshëm me Zotin e gjallë. E në fakt, nga kush tjetër mund ta mësojmë mirësinë e vërtetë, nëse jo nga Ai, që na ka dashur deri në fund, deri në ekstrem. Bëhemi shërbëtorë të mirë përmes marrëdhënieve tona të gjalla me Jezu Krishtin. Vetëm nëse jeta jonë është në dialog me Të, vetëm nëse qenia e Tij, karakteristikat e Tij na përshkojnë e na brumosin, mund të bëhemi shërbëtorë vërtet të mirë, njerёz plot mirёsi. E në Librin e Psalmeve lexojmë: “Mirësia jote, o Zot, më rrethon, si malet e amshuara”.

26 tetor 2020, 14:10