Kërko

 Incontro internazionale di preghiera per la pace. 2020.10.20 Incontro internazionale di preghiera per la pace. 2020.10.20 

Papa: kush respekton Zotin, respekton njeriun

Papa: Lutja është qendra e jetës. Nëse ka lutje, edhe vëllai, motra, bëhen të rëndësishëm. Kush adhuron Zotin i do fëmijët e tij. Kush respekton Zotin, respekton qeniet njerëzore. #AudiencaePërgjithshme

R.SH. - Vatikan

"Lutja është qendra e jetës. Nëse ka lutje, edhe vëllai, motra, bëhen të rëndësishëm. Kush adhuron Zotin i do fëmijët e tij. Kush respekton Zotin, respekton qeniet njerëzore. #AudiencaePërgjithshme". Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, sot 21 tetor 20202, botuar nё faqen e interentit @Pontifex

Kur mohohet Zoti, njeriu bie në skllavëri

Nuk mund të nderohet Zoti, pa mbrojtur njeriun, birin e tij e nuk mund t’i shërbehet njeriut, pa pyetur kush është Ati i tij. Bota e shkencës, e teknologjive, bota e qytetërimit dhe e kulturës, duhet të jetë njëkohësisht bota e transcendencës dhe e vëllazërimit, qё afron e bashkon popujt e kombet. Bota e Hyjit të gjallë e të vërtetë, duke u nisur nga njeriu i gjallë e i vërtetë. Këtë kontribut dëshiron t’i japë Kisha njerёzimit mbarё: të kujdeset për Zotin e për njeriun, duke u nisur nga kuptimi që na ofron për të dy, Jezu Krishti.

Kur Zoti “zhduket” nga horizonti i njeriut, njeriu bie në skllavërinë e idhujtarive, siç kanë dëshmuar në kohën tonë regjimet totalitaren në skllavërinë e idhujtarive e të formave të ndryshme të nihilizmit që e bëjnë njeriun të varët nga idhujt dhe e skllavërojnë.

Shumë të drejta themelore vijojnë të shkelen edhe sot e kësaj dite. Para e mbi të gjitha, e drejta për jetën, për lirinë e për paprekshmërinë e çdo njeriu. Të mbrosh  të drejtën për jetën dhe integritetin fizik do të thotë të mbrosh të drejtën për shëndetin e të krijosh për të gjithë mundësitë për të marrë  mjekimet e nevojshme. Ashtu si dhe për t’i siguruar ilaçet  kryesore, që shpëtojnë jetë njerëzore. E drejta për jetën kërkon edhe përpjekjen për paqen, përballë logjikës absurde  të luftës

Sot nga tё gjithё duhet të njihet e të respektohet dinjiteti i njeriut. Kush mohon e vazhdon të mohojë Zotin e, për pasojë, nuk respekton njeriun, duket sikur e ka të lehtë për të pasur suksese materiale. Por mjafton ta gërvishtim pak sipërfaqen për të parë se këta janë persona të trishtuar e të pakënaqur. Vetëm kush ruan në zemër të shenjtën “frikë të Tënzot” ka besim edhe tek njeriu dhe e kalon jetën duke ndërtuar një botë më të drejtë e më vëllazërore.

21 tetor 2020, 18:23