Kërko

Vatican News
Preghiera dell'Angelus di Papa Francesco Preghiera dell'Angelus di Papa Francesco  (ANSA)

Papa: kujton Ditën Botërore Misionare e kёrkon paqe për Libinë

Pas lutjes mariane tё Engjёllit Tёnzot, Papa kujtoi Ditën Botërore Misionare, ftoi çdo të krishterë të jetë një "endës të vëllazërimit" dhe inkurajoi procesin e paqes dhe lirimin e 18 peshkatarëve tё ndaluar në Libi.

R.SH: - Vatikan

Në përfundim të lutjes mariana tё Engjëllit Tёnzot, kremtuar sot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku kujtoi kremtimin e Ditës Botërore Misionare 2020, duke nënvizuar punën e çmuar të ungjillëzimit që zhvillohet nga laikët dhe rregulltarët nё vise të ndryshme tё botёs. Një prani kjo e cila, përmes punës që kryen në të katër anët e botës, ushqen “shpirtin e misionit universal" në përkim me temën e zgjedhur për Ditën Misionare Botërore 2020, Ja ku jam, o Zot, më dërgo mua", shkëputur nga Libri Isaisë Profet:

Sot kremtojmë Ditën Botërore Misionare e cila ka si temë:“Ja ku jam, o Zot, më dërgo mua! Endёs tё vёllazimit (Is 6: 8). Është e bukur fjala "endёs". Çdo i krishterë ёshtё i thirrur të jetë kultivues i vëllazërimit. Në një mënyrë të veçantë janë misionarët - priftërinj, besimtarët laikë, tё përkushtuarit, rregulltarёt - të cilët mbjellin Ungjillin në arën e madhe të botës. Të lutemi për ta dhe t'u japim mbështetjen tonë konkrete.

Lirimi At Pierluigi Macalli

Nё vazhdim Papa falënderoi Zotin për lirimin e At Pierluigi Macallit, misionarit nga Cremasco, rrëmbyer në Nigeri më 17 shtator 2018 e liruar më 8 tetorin e kaluar, pas dy vjet burgosjeje në duart e militantëve xhihadistë së bashku me të rrëmbyer tё tjerë:

Dëshiroj të falënderoj Zotin për lirimin e At Pierluigi Macallit - ta përshëndesim me njё duartrokitje - i cili u rrëmbye dy vjet më parë në Niger. Gëzohemi qё me të janё liruar edhe tre tjerë të rrëmbyer. Tё vazhdojmë të lutemi për misionarët e katekistёt e edhe për ata që persekutohen ose rrëmbehen në vise të ndryshme të botës.

Kriza dramatike nё Libi

Papa Françesku kujtoi, në vazhdim te lutjes së Engjëllit Tenzot, krizën dramatike nё Libi, u lut për rezultate tё mira të bisedimeve ndërkombëtare të paqes dhe inkurajoi peshkatarët italianë që mbahen peng në vendin e Afrikës Veriore:

Dëshiroj t'u drejtoj një fjalë inkurajimi dhe mbështetjeje peshkatarëve, që janë arrestuar e bllokuar më shumë se një muaj në Libi, e familjëve të tyre. Ja besojmë Marisë, yllit të detit, qё tё mund ta mbajnë gjallë shpresën e së shpejti të jenë në gjendje t’i përqafojnë të dashurit e tyre. Lutem edhe për bisedimet e ndryshme që po zhvillohen në nivelin ndërkombëtar, që të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Libisë. Vëllezër dhe motra, ka ardhur koha për t’i ndaluar të gjitha format e armiqësisë duke promovuar e mbështetur dialogun që çon në paqe, stabilitet dhe unitet të vendit. Të lutemi së bashku për peshkatarët e edhe pёr Libinë, në heshtje.

18 tetor 2020, 16:22