Kërko

Vatican News
2013.07.08 visita pastorale a Lampedusa, Papa Francesco incontra i migranti  2013.07.08 visita pastorale a Lampedusa, Papa Francesco incontra i migranti  

Papa: Jezusi na fton t’i afrohemi kujtdo qё vuan

Papa: “Jezusi na kërkon t’i lëmë mënjanë të gjitha dallimet dhe ndryshimet e, përpara vuajtjeve, ti afrohemi kujtdo. #FratelliTutti”.

R.SH. - Vatikan

Jezusi na kërkon t’i lëmë mënjanë të gjitha dallimet dhe ndryshimet e, përpara vuajtjeve, ti afrohemi kujtdo. #FratelliTutti”. Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, botuar sot mё 30 tetor 2020, nё faqen e internetit @Pontifex.

Feja dhe shërbimi e ndryshojnë botën

"Të jemi tё hapur ndaj njerëzve nevojtarë, ndaj atyre qё vuajnë, e tё mos i mënjanojmë, duke i konsideruar si një problem. Feja bёhet e prekshme kur konkretizohet nё dashuri, posaçёrisht nё shёrbimin tonё ndaj vёllezёrve e motrave nё vёshtirёsi. Kёtё kujtoi Papa Françesku, nё njё tweet tё 4 dhjetorit 2017.

Shërbimi është gatishmëri e plotë, pa llogari e pa interes. Feja sjell shërbimin. Por ai nuk është thjesht plotësimi i detyrave, që na takojnë, ose kryerja e ndonjë vepre të mirë, nënvizoi Papa Françesku mё 2 tetor tё vitit 2016 nё Baku, duke pёrmend shembullin e Shёn Nёnё Terezёs Bojaxhiu. Ashtu si Jezu Krishti na shërbeu me gatishmëri të plotë, deri në vdekjen në kryq, ashtu edhe ne duhet të jemi krejtësisht të gatshëm për t’u shërbyer të tjerëve, pa llogari e pa interes: “Pra, nuk jemi të thirrur të shërbejmë vetëm për t’u shpërblyer, por për të imituar Zotin, bërë shërbëtor për hir të dashurisë për ne. E nuk jemi të thirrur të shërbejmë rrallë e për mall, por të jetojmë duke shërbyer. Shërbimi bëhet atëherë stil jete, madje, përmbledh në vetevete krejt stilin e jetës së krishterë: t’i shërbejmë Zotit në adhurim e në lutje; të jemi të hapur e të gatshëm; ta duam konkretisht të afërmin; të veprojmë me hov për të mirën e përbashkët”.

Shёrbimi tipar i identitetit të krishterë

Shёrbimi ёshtё tipar i identitetit të krishterë. Jezusi, kujtoi Papa, u lan këmbët dishepujve të vet, duke i ftuar të gjithë të bëjnë njësoj si Ai, pra, të shërbejnë: “Identiteti i krishterë është shërbimi, jo egoizmi. Jemi të thirrur të shërbejmë. Të jesh i krishterë nuk është dukje, apo sjellje shoqërore, nuk do të thotë t’i bëjmë makijazh shpirtit, që të jetë pakëz më i bukur. Të jesh i krishterë do të thotë të bësh atë, që bëri Jezusi: të shërbesh” pati thёnё Papa Françesku nё tetor tё vitit 2016 nё Baku.

Kisha afër kujtdo që vuan

“Kisha qëndron afër kujtdo, që vuan dhe ka nevojë”. Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin e shpreh me këto fjalë afërsinë e Kishës në këtë kohë dramatike, që njerëzimi po përjeton, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në një intervistë për mediat vatikanase, realizuar  mё 02 prill 2020 nga drejtori editorial i Radio Vatikanit -Vatican News, Andrea Tornielli, kardinali Parolin  fton të mos mungojë kurrë “solidariteti ndërkombëtar”: pavarësisht nga emergjenca dhe frika, “është koha të mos mbyllemi në vetvete”.

Për fat të keq, jemi përballur me një pandemi dhe me një infeksion, që përhapet si vaji në ujë. Nga njëra anë, shohim përpjekjet e jashtëzakonshme të vendeve të zhvilluara, me jo pak sakrifica në jetën e zakonshme të çdo familjeje dhe në ekonominë kombëtare, për të përballuar frytshëm krizën shëndetësore dhe për të ndalur përhapjen e virusit. Nga ana tjetër, jam akoma më i shqetësuar për situatën në vendet më pak të zhvilluara, ku strukturat shëndetësore nuk janë në gjendje të ofrojnë trajtimin e nevojshëm për popullatën, në rast të përhapjes së Covid-19.

Selia e Shenjtë  i nuk harron ata vuajnë 

Për hir të thirrjes së saj,  - pohon kardinali Pietro Parolin - Selia e Shenjtë përpiqet të ketë gjithë botën si horizont, përpiqet të mos e harrojë kë është më larg, kë vuan më shumë, kë nuk i ka reflektorët e mediave ndërkombëtare mbi veten. Ky nuk është shqetësim i lidhur vetëm me emergjencën aktuale për pandeminë: sa luftëra, sa epidemi, sa zi për bukë përjetojnë vëllezërit dhe motrat tona! Kemi vërtet nevojë të lutemi dhe të angazhohemi të gjithë, që solidariteti ndërkombëtar të mos mungojë kurrë. Megjithë emergjencën, pavarësisht nga frika, është koha të mos mbyllemi në vetvete. Fatkeqësisht, po e shohim këto ditë: problemet dhe tragjeditë, që i kemi konsideruar të largëta na kanë trokitur në derë. Është rast për t’u ndjerë më të bashkuar dhe për ta shtuar solidaritetin ndërmjet të gjitha vendeve, ndërmjet të gjithë popujve, ndërmjet të gjithë burrave dhe grave të botës sonë. Nga kjo emergjencë do të lindin vështirësi dhe ndryshime të thella. Kemi nevojë që përgjegjësit e politikës të shohin përtej egoizmit të interesit të tyre personal, të grupit e të kombit, të dinë të mbrojnë me mençuri të mirën e përbashkët, sipas vlerave të lirisë dhe të drejtësisë.

30 tetor 2020, 13:07