Kërko

Vatican News
2019.10.20 ARCHIDIOCESI LIMA PERU SIGNORE DEI MIRACOLI 2019.10.20 ARCHIDIOCESI LIMA PERU SIGNORE DEI MIRACOLI 

Papa i shkruan kryeipeshkvit të Limës me rastin e festës së Zotit të Mrekullive

"Ngashërehem kur kujtoj vuajtjet e mёdha me tё cilat shumë nga vëllezërit dhe motrat tona duhet të përballen për shkak të virusit, i cili jo vetëm që godet shëndetin, por edhe jetën e tyre, duke rritur, kёshtu, padrejtësitë, vuajtjet dhe keqkuptimet që prekin dinjitetin e tyre personal, pa dallim përkatësie fetare". Kёshtu Papa në një letër dërguar Kryeipeshkvit të Limës me rastin e festës së ‘Zotit të Mrekullive’.

R.SH. - Vatikan

"Ngashërehem kur kujtoj vuajtjet e mёdha me tё cilat shumë nga vëllezërit dhe motrat tona duhet të përballen për shkak të virusit, i cili jo vetëm që godet shëndetin, por edhe jetën e tyre, duke rritur, kёshtu, padrejtësitë, vuajtjet dhe keqkuptimet që prekin dinjitetin e tyre personal, pa dallim përkatësie fetare". Kёshtu shkruan, mes tjerash ,Papa Françesku në një letër dërguar Kryeipeshkvit të Limës (Peru), imzot Carlos Castillo Mattasoglio, me rastin e fillimit të ashtuquajturit "muaj vjollcë", qё karakterizohet nga festa e ‘Zotit të Mrekullive’, festa mё e dashur dhe e ndjerë nga njerëzit që jetojnë në kryeqytetin e Perusë.

"Përballë shqetësimit dhe ndjenjës së paaftësisë që godet tё gjithё, pa përjashtim, shkruan Papa, do të doja t'ju inkurajoja të shikoni edhe një herë Zotin. Ai nuk na braktis; na thërret, na përqafon me një dashuri të pamasë, me tё cilёn kujdeset për ne dhe na shpëton". Në këtë perspektivë, përshpirtëria ndaj ‘Zotit të Mrekullive’ merr kuptimin e saj më autentik: "Jezusi Kryqëzuar, Jezusi i gozhduar dhe i imobilizuar mbi kryq, ёshtё prova me e bukur e dashurisë që Zoti ka për popullin e dashur peruvian”, shkruan Papa Françesku. "E marr me mend shqetësimin që në këtë periudhë kalon bashkësia e krishterë dhe dëshiroj ta siguroj se ndjehem shumë pranë saj, ashtu si edhe pranë viktimave të panumërta e i lutem Zotit t’u japë forcë e ngushëllim".

Procesioni tradicional i së shtunës së parë të tetorit, jetuar me devocion nga kaq shumë besimtarë, këtë vit nuk do të mbahet, duke u ndërprerë pёr herё tё parё, pёr shkak tё koronavirusit, pas 332 vjetësh. “Sivjet, reflekton Papa," procesioni nuk do të bëhet nëpër rrugët e Limës, por kjo nuk e pengon Zotin për tё realizuar mrekullinë e tij pёr ardhur në mijëra zemra qё janё tё gatshme, tё cilat me fe të thjeshtë e kuptojnë dhe shohin se Zoti i bër njeriu vazhdon të ecën me vëllezërit dhe motrat e tij në udhët e dhimbshme tё çdo epoke, Zoti dashuri qё vazhdon t’i ndajë pasiguritë dhe vuajtjet e të gjithëve, sidomos tё më të varfërve, të përjashtuarve dhe mënjanuarve".

03 tetor 2020, 15:55