Kërko

2020.10.21 Udienza Generale 2020.10.21 Udienza Generale

Papa, besimtarëve: nuk mund t’ju afrohem, por jam pranë jush me zemër

Për shkak të koronavirusit dhe të masave kundër tij, edhe Papa Françesku nuk mund t’i përshëndesë më besimtarët si më parë. Sot, në audiencën e përgjithshme, u kërkoi falje, por u tha edhe se është pranë tyre me zemër.

R.SH. - Vatikan

“Duhet ta ndryshojmë mënyrën e zhvillimit të kësaj audience, për shkak të koronavirusit. Ju jeni të ndarë prej meje, me maska e, unë jam pak larg e nuk mund të afrohem. Më vjen keq për këtë, por është për sigurinë tuaj: në vend që të vij pranë jush, t’ju shtrëngoj dorën, t’ju përshëndes, po përshëndetemi nga larg. Por unë jam pranë jush me zemër, shpresoj që ta kuptoni pse e bëj këtë”. Kështu tha sot Papa Françesku, në fillim të audiencës së përgjithshme në Sallën Pali VI, në Vatikan, duke u shpjeguar besimtarëve të pranishëm pse nuk mund të kalonte në mesin e tyre për t’i përshëndetur. Masat kundër koronavirusit ia kanë ndryshuar jetën edhe vetë Papës.

21 tetor 2020, 13:26