Kërko

Vatican News
 Shpreso! Shpreso!  

Papa: “Shpreso, gjithnjë shpreso!”.

Thirrje për shpresë. Kudo, kurdoherë. Me bindjen se gjithçka lind për të lulëzuar në pranverën e amshuar!

R. SH. - Vatikan

Mendo, aty ku të mbolli Zoti! E shpreso. Gjithnjë shpreso!

Mos u tremb nga nata: kujto se armiku i parë për t’u mundur nuk është jashtë teje.

Po mos i lësho rrugë mendimeve të hidhura, të errëta.

Kjo botë është mrekullia e parë,  që bëri Zoti!

E ai i lumi vuri në duart tua hirin e mrekullive të reja.

Mos u tremb, prandaj!

Gjithçka lind për të lulëzuar në pranverën e amshuar.

Zoti na krijoi për të çelur lule e për të lidhur fryte.

Duaji njerëzit. Një për një! Çdo dashuri që lind, është  forcë shndërruese! Të hap rrugët e lumturisë!

E sidomos, ëndërro! Mos ki frikë të shikosh ëndrra me sy hapur. Ëndërro! Ëndërro një botë, që nuk shihet, por që sigurisht do të vijë…

Jeto, duaj, ëndërro, beso!”

Papa Françesku, fragment nga  katekizmi kushtuar shpresës së krishterë n. 33. Mbajtur në audiencën e përgjithshme të së mërkurës më 20 shtator 2017

05 shtator 2020, 10:26