Kërko

2019.04.19 Passione di Gesù Cristo,  Ecce Homo,  Crocifisso  venerdi santo 2019.04.19 Passione di Gesù Cristo, Ecce Homo, Crocifisso venerdi santo 

Tweet i Papës kushtuar plagëve të Krishtit, parë në plagët e viktimave të sotme

Papa Françesku: “Ta vësh Misterin e Pashkëve në qendër të jetës do të thotë të kesh mëshirë për plagët e Krishtit të kryqëzuar, të pranishme në viktimat e shumta, të pafajshme, të luftërave, të dhunës, të paudhësive kundër jetës, të katastrofave ambientale, të varfërisë”.

R.SH. - Vatikan

“Ta vësh Misterin e Pashkëve në qendër të jetës do të thotë të kesh mëshirë për plagët e Krishtit të kryqëzuar, të pranishme në viktimat e shumta, të pafajshme, të luftërave, të dhunës, të paudhësive kundër jetës, të  katastrofave ambientale, të varfërisë”. Kёshtu shkruan Papa Françesku nё tweet-in e 29 gushtit 2020, nё faqen e internetit @Pontifex.

Plagët e Jezusit janë shkandull por edhe vërtetim i fesë

Duke e parë Krishtin në mundimet e Tij, shikojmë si në pasqyrë  vuajtjet e njerëzimit dhe gjejmë përgjigjen hyjnore për misterin e së keqes, të dhimbjes, të vdekjes. Shohim edhe se Jezusi u kryqëzua tri herë: “Një herë nga judenjtë,  më pas, nga disa prej biografëve të Tij, e së fundi, nga ata që e quajnë veten të krishterë, po nuk arrijnë t’i shikojnë plagët e tij në viktimat e pafajshme të padrejtësive të botës.

Plagët e Jezusit janë shkandull për fenë, por edhe vërtetim i fesë. Prandaj në Korpin e Krishtit të ngjallur plagët nuk zhduken, mbeten, sepse janë shenjë e përhershme e dashurisë së Zotit për ne, e posaçërisht, për  viktimat e shumta, të pafajshme, të luftërave, të dhunës, të paudhësive kundër jetës, të katastrofave ambientale, të varfërisë. E janë të domosdoshme, për të besuar në Zotin!

Duhet të dalim nga vetvetja e të shkojmë në udhët e njerëzve, për t’i zbuluar plagët e Jezusit, të pranishme edhe sot mbi korpin e vëllezërve që kanë uri, etje, që janë të zhveshur, të poshtëruar, të burgosur e të shtruar në spitale. E pikërisht duke i prekur këto plagë, duke i ledhatuar, mund të kesh mëshirë për plagët e Krishtit të kryqëzuar!

29 gusht 2020, 12:20