Kërko

Vatican News
 Banorët e Zambies Banorët e Zambies  (ANSA)

Solidariteti i Françeskut me të uriturit e Zambies

Papa i dhuroi 100 mijë euro episkopatit të Vendit afrikan ku, sipas OKB-së, 2 milionë e gjysëm njerëz vuajnë nga mungesa kronike e ushqimit. Në korrik i pati dërguar, përmes nunciaturës, ventilatorë polmonarë dhe maska për përballimin e krizës Covid-19.

R. SH. - Vatikan

Trokisni, e do t’ju hapet - thotë Jezusi në Ungjill. E kryetari i ipeshkvijve të Zambies, imzot George Lungu, thellësisht i hidhëruar nga kushtet në të cilat jetojnë miliona bashkatdhetarë të tij, që nuk kanë ç’të hanë si pasojë e një krize të cilën OKB-ja e quan “me përmasa të papara ndonjë herë”, pa llogaritur luftën kundër koronavirusit, trokiti, me një letër, në portën e Papës. E porta iu hap menjëherë. Prej saj u nis sakaq një  ndihmë prej 100 mijë eurosh, për të përmbushur kërkesat më të ngutshme të njerëzve që kapërcejnë vështirësi pothuajse të pakapërcyeshme.

Muaj thatësire e pastaj, përmbytjesh

Gjesti i Papës u bë i njohur përmes faqes facebook të episkopatit, nga sekretari i përgjithshëm i Konferencës ipeshkvnore të Zambias, atë Cleophas Lungu. “Ndërmjet një mori kërkesash, që ka marrë Papa - lexohet - vendosi t’i përgjigjet së pari letrës, që vinte nga Zambia e largët, e uritur. Kjo shumë parash do të shpërndahet  përmes dioqezës, për të rënë në dorë të njerëzve që kanë më shumë nevojë, posaçërisht atyre, që kohët e fundit vuajtën herë nga thatësira e herë nga përmbytjet. Një sulm i rrezikshëm i natyrës, i cili vijon që nga shkurti.

Covid 19: Papa shpëtoi shumë jetë

Për të përballuar pasojat e pandemisë, në fund të korrikut Papa pati çuar në vendin afrikan, përmes nunciaturës, tre ventilatorë polmonarë e mijëra maska kirurgjike, përveç prodhimeve të panumërta për higjienën. Bujari, falë së cilës “shpëtuan shumë jetë”.

14 gusht 2020, 14:38