Kërko

Vatican News
PAPA Y JOVENES PAPA Y JOVENES 

Papa: Zoti na kujton dashurinë, qё nuk kalon kurrë

Papa: Ndër shumë gjëra qё kalojnë, Zoti dëshiron të na kujtojë atë do të jetë përgjithmonë. "dashurinë, sepse "Zoti ёshtё dashuri".

R.SH. - Vatikan

Ndër shumë gjëra qё kalojnë, Zoti dëshiron të na kujtojë atë do të jetë përgjithmonë. "dashurinë, sepse "Zoti ёshtё dashuri". Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, sot 21 gusht 2020, botuar nё faqen e internetit @Pontifex.

Dashuria e Jezusit është e pamasë, jo si “dashuritë” e kësaj bote

Dashuria e Krishtit është e pamasë, jo si dashuritë e kësaj bote në kërkim të pushtetit e të kotësive. Kështu tha Papa Françesku gjatë meshës së 18 majit 2017 kremtuar në Shtëpinë e Shën Martës. Ati i Shenjtë Bergoglio nënvizoi se misioni i krishterë është “t’u transmetojë njerëzve gëzimin” dhe theksoi se dashuria e Zotit është “bërthama” e jetës së të krishterit.

Papa Françesku vuri në pah se dashuria e Krishtit është pa fund. Zoti na kërkon të mos largohemi nga dashuria e Tij e të zbatojmë Urdhërimet, që janë baza e jetës së krishterë. Urdhërimet janë dhjetë, por thelbi i tyre është një i vetëm, vërejti Papa Françesku: dashuria e Atit Qiellor për Krishtin dhe dashuria e Jezusit për ne. E, duke pasur parasysh botën e sotme, shtoi: “Ka dashuri të tjera. Edhe bota na propozon dashuri: dashurinë për paranë për shembull, dashurinë për kotësitë, për t’u mburrur, dashurinë për krenarinë, dashurinë për pushtetin, madje, edhe nëse bëjmë padrejtësi për të pasur më tepër pushtet…. Këto janë dashuri të tjera, nuk janë të Jezusit e nuk janë të Atit Qiellor. Ai na kërkon të mbetemi në dashurinë e Tij, që është dashuria e Atit. Të mendohemi mirë për këto dashuri të tjera, që na largojnë nga dashuria e Jezusit. Ka edhe dashuri me tjetër masë: të duash përgjysëm, edhe kjo nuk është dashuri. Të duash është një gjë e të dashurosh është tjetër gjë”.

Dashuria e Zotit është pa masë, as e vakët, as me interes

Të dashurosh, nënvizoi sërish Papa, është më shumë se të duash. E atëherë, cila është masa e dashurisë, pyeti Françesku. Masa e dashurisë, u përgjigj, është të dashurosh pa masë: “E kështu, duke ndjekur urdhërimet që na dha Jezusi, do të mbetemi në dashurinë e Jezusit, që është dashuria e Atit, e njëjta gjë. Pa masë! Pa këtë dashuri të vakët, ose me interes. ‘Po përse o Zot, na i kujton këto gjëra?’, mund t’i themi. ‘Sepse dua që gëzimi im të mbesë brenda jush e gëzimi juaj të jetë i plotë’. Nëse dashuria e Atit vjen te Jezusi, është Ai që na mëson rrugën e dashurisë: zemra e hapur… dashuria pa masë… duke lënë mënjanë dashuritë e tjera”.

Misioni i të krishterit është t’i bindet Zotit e t’u japë gëzim njerëzve

Nëse mbetemi në dashurinë e Zotit, shtoi Papa Françesku, ndjejmë gëzimin, që na sjell ajo. Dashuria dhe gëzimi janë dhuratë, vërejti Ati i Shenjtë, e këto dhurata duhet t’ia kërkojmë Zotit

21 gusht 2020, 09:01