Kërko

1592384180464.jpg

Papa rifillon audiencat e përgjithshme, akoma pa besimtarë

Ati i Shenjtë do të fillojë sërish nesër, 5 gusht, audiencat e përgjithshme, të ndërprera gjatë muajit të korrikut, muaj pushimesh për Papën Françesku. Audiencat do të vazhdojnë të transmetohen nga Biblioteka, pa besimtarë, për shkak të masave kundër koronavirusit.

R.SH. - Vatikan

U erdhi fundi “pushimeve” të Papës Françesku, i cili gjatë gjithë muajit korrik nuk ka lëvizur nga Shtëpia e Shën Martës. Nesër, 5 gusht, Ati i Shenjtë do të rifillojë audiencat e përgjithshme, të cilat do të vijojnë të mbahen pa besimtarë, për shkak të masave kundër koronavirusit. Që nga marsi, këto takime të së mërkurës transmetohen drejtpërdrejt përmes mediave e së paku për muajin e gushtit, kjo praktikë të do të vazhdojë, gjithnjë nga Biblioteka apostolike.

         Që nga fundi i mbylljes nëpër shtëpi, për t’i bërë ballë Covid-19, Papa Françesku është takuar vetëm me grupe të vogla njerëzish e meshët në bazilikë i ka kremtuar në praninë e pak besimtarëve. Prandaj, akoma nuk e ka nisur veprimtarinë e tij të zakonshme. Natyrisht, respektimi i normave kundër koronavirusit do të bëhej i vështirë, në mos i pamundur, nëse lejohet pjesëmarrja e lirë e popullit në meshët papnore e në audiencën e përgjithshme të së mërkurës, ku zakonisht, gjen me mijëra besimtarë.

04 gusht 2020, 12:00