Kërko

1596562319709.JPG

Funerali i Hume. Papa: njeri i fesë e shpirt i fisëm

Në një mesazh ngushëllimi, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Papa Françesku bëhet i pranishëm në funeralin e Çmimit Nobel për Paqen, John Hume, i cili u varros dje në katedralen e Shën Eugjenit në Derry, ku qe lindur politikani i Irlandës së Veriut.

R.SH. - Vatikan

“Shpirt fisnik”, që nga feja krishterë u frymëzua për “përpjekje të palodhura në promovimin e dialogut, të pajtimit dhe të paqes ndërmjet popullit të Irlandës së Veriut”: kështu shkruan Papa Françesku, në një mesazh me firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, me anë të të cilit shpreh ngushëllimet e tij për vdekjen e John Hume, politikan, protagonist i procesit të paqes në vend. Në mesazh, Papa shpreh “trishtimin” e tij për vdekjen, më 3 gusht, të fituesit të Çmimit Nobel për Paqen në vitin 1998, si edhe lutet për familjen e u dërgon bekime të gjithëve.

          Fjalët e Papës u lexuan gjatë meshës së varrimit të këtij burri shteti, kremtuar dje, në orën 11.30, në katedralen e Shën Eugjenit në Derry, ku lindi Hume. Gjatë saj, Primati i Irlandës, Eamon Martin, kujtoi se John Hume jo vetëm e ëndërroi paqen, por bëri gjithçka për ta arritur atë. Mesazhe ngushëllimi erdhën edhe nga personalitete të tjera të shquara të botës. 

06 gusht 2020, 09:12