Kërko

2020.06.02 Chiesa Santa Sofia in Turchia 2020.06.02 Chiesa Santa Sofia in Turchia 

Papa: mendoj për Shën Sofinë e jam tepër i hidhëruar

Pas lutjes mariane, Papa kujtoi se në këtë të diel të dytë të korrikut kremtohet Dita Ndërkombëtare e Detit. E shprehu shqetësimin e tij të thellë për Shën Sofinë!

R. SH. - Vatikan

Pas lutjes mariane, Papa kujtoi se në këtë të diel të dytë të korrikut kremtohet Dita Ndërkombëtare e Detit.  E deti - shtoi -  më bën  ta drejtoj vështrimin nga  Stambolli,  nga Bazilika  e Shën Sofisë, që me një dekret të presidentit  Erdogan bëhet xhami.

“Jam shumë i hidhëruar”- theksoi trishtueshëm Papa - duke kujtuar këtë ngjarje vërtet të hidhur”.

Më pas u drejtoi përshëndetjen e tij të gjithë detarëve, që punojnë në det, posaçërisht atyre që rrinë gjatë larg të dashurve e larg vendit të tyre. Përshëndeti, pastaj, edhe ata  që u mblodhën sot në portin Civitavecchia-Tarquinia, për kremtimin eukaristik.

Nuk mungoi edhe një përshëndetje e përzemërt, drejtuar besimtarëve të Romës, si dhe shtegtarëve nga vende të ndryshme.

E, së fundi, urimi për një të diel të gëzuar si dhe këkesa e përhershme: “Lutuni për mua!”.

12 korrik 2020, 13:18