Kërko

Vatican News
 Zemra e Krishtit Zemra e Krishtit 

Porosia e Papës: Zemra e Krishtit jep paqe, ngushëllim, shpresë

Në qendër të përshndetjeve të Papës drejtuar besimtarëve, Solemniteti i Zemrës së Krishtit.

R. SH. - Vatikan

Duke përshëndetur shtegtarët e gjuhës italiane, Papa kujtoi se pasnesër do të kremtohet solemniteti i Zemrës së Krishtit: festë tepër e dashur për popullin e krishterë.

Ati i Shenjtë i ftoi gjithë të krishterët të zbulojnë pasuritë, që fshihen në zemrën e Zotit, për të mësuar ta duan të afërmin.

Në përfundim, mendimi i Papës shkoi tek të moshuarit, të rinjtë, të sëmurët e sapomartuarit. U dha një porosi të përbashkët, me vlerë për ne të gjithë:

“Sillini sytë kah Zemra e Krishtit e do të gjeni paqe, ngushëllim, shpresë”.

 

17 qershor 2020, 10:46