Kërko

Vatican News
 Kremtim Eukaristik në Solemnitetin e Corpus Domini Kremtim Eukaristik në Solemnitetin e Corpus Domini  (Vatican Media)

Papa: Corpus Domini për të çuar zjarrin e Zotit në botë

Festa e Korpit të Krishtit, që do të kremtohet nesër, do të jetë pa procesionet tradicionale, për shkak të emergjencës shëndetësore. Papa na fton ta kërkojmë Krishtin tek njerëzit e fundmë të shoqërisë.

R. SH. - Vatikan

Nesër është Solemniteti i Corpus Domini, i Korpit dhe Gjakut të Krishtit. Sivjet - kujtoi Papa Françesku në përfundim të audiencës së përgjithshme - nuk mund të kremtohet Eukaristia me manifestime publike. Gjithsesi - shtoi Papa - mund të realizojmë një ‘jetë eukaristike’. Në Hosten e shuguruar është vetë Krishti: jemi të thirrur ta kërkojmë para Tabernakullit në Kishë, por edhe në atë tabernakull, që janë të fundmit, të vuajturit, të vetmuarit e të varfërit. Këtë na e kërkon vetë Jezusi!

10 qershor 2020, 11:51